Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Presidenti Trump do ta kundërshtojë zyrtarisht hetimin për procedurën e shkarkimit

6 vjet ago
in Bota, Politikë, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti Trump do ta kundërshtojë zyrtarisht hetimin për procedurën e shkarkimit

Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtëpia e Bardhë po përgatit një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ku pritet të kundërshtojë zyrtarisht nisjen e hetimit që po kryejnë demokratët për shkarkimin e tij, pa marrë më parë miratimin me votë të kësaj Dhome.

Në letër pritet të thuhet se administrata nuk do të bashkëpunojë me hetimin pa këtë votim, që sipas zotit Trump nëse do të kishte ndodhur, do të kishte marrë mbështetjen e Dhomës së Përfaqësuesve. Zoti Trump pranoi se demokratët “i kanë votat” në Dhomën e Përfaqësuesve për të nisur zyrtarisht procesin e hetimit, por tha se është i sigurt se ata nuk i kanë votat në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

Presidenti tha se beson se këto veprime do t’u kushtojnë politikisht demokratëve.

“Besoj vërtet se ata do të paguajnë një çmim të madh gjatë procesit zgjedhor”, tha ai.

Pak ditë më parë ndërsa njoftoi se Dhoma e Përfaqësuesve do të niste hetimin për shkarkimin e zotit Trump, zonja Pelosi nuk foli për një votim të kësaj dhome mbi këtë çështje, sikurse ka ndodhur gjatë hetimeve për ngritjen e akuzave ndaj ish-Presidentëve Richard Nixon dhe Bill Clinton.

Për republikanët, të cilët kërkojnë një përgjigje të shpejtë në lidhje me hetimin, mungesa e hapit procedural ka qenë linja kryesore e sulmit ndaj demokratëve.

Zonja Pelosi e ka kundërshtuar atë si të panevojshëm, duke thënë se Dhoma e Përfaqësuesve është në përputhje me rregulloren për sa i takon fillimit të këtij procesi.

Ndërkohë tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kanë publikuar me dhjetëra mesazhe telefonike të shkëmbyera mes diplomatëve amerikanë në Ukrainë ku diskutojnë se si të trajtohet një përgjigje ndaj kërkesës së Presidentit Donald Trump që vendi të nisë një hetim mbi familjen e Joe Biden-it.

Publikimi pason një intervistë gati 10-orëshe me ish të dërguarin amerikan në Ukrainë Kurt Volker. Ishte ky i fundit që u dha mesazhet telefonike ligjvënësve të këtyre komisioneve.

Në mesazhe zoti Volker dhe dy diplomatë të tjerë diskutojnë se si t’u “qasen” kërkesave të zotit Trump për hetimin e kundërshtarit të tij politik.

Në një mesazh të shkëmbyer mes zotit Volker dhe ambasadorit Gordon Sondland diskutohet një projekt-deklaratë sipas së cilës qeveria e Ukrainës do të shpallte një hetim mbi zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe rreth një kompanie, në të cilën ka shërbyer si anëtar bordi djali i zotit Biden, Hunter Biden.

Presioni i dyshuar që zoti Trump ka ushtruar mbi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy është subjekt i hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit Trump. /VOA

Tags: HetimikongresiSenatiTrump

TË LIDHURA

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

17:53 | 18/07/2025
Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur
Politikë

Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur

17:54 | 17/07/2025
Next Post
Merrni çadrat, ja qytetet ku sot dhe nesër priten reshje shiu

Merrni çadrat, ja qytetet ku sot dhe nesër priten reshje shiu

Çfarë i ndodhi Papa Françeskut në meshë në Shën Pjetër?

Çfarë i ndodhi Papa Françeskut në meshë në Shën Pjetër?

Një tjetër tërmet ‘shkund’ vendin, ja ku ishte epiqendra

Një tjetër tërmet ‘shkund’ vendin, ja ku ishte epiqendra

JU REKOMANDOJMË

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com