Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fitore në tavolinën e oligarkisë dhe disa pyetje vendimmarrësve…

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fitore në tavolinën e oligarkisë dhe disa pyetje vendimmarrësve…

Zef Preçi

Sikurse ishte paralajmëruar më herët dhe në vazhdën e qëndrimeve emocionale dhe joracionale ndaj sfidave të ekonomisë sonë kombëtare, qeveria vendosi këto ditë një taksë të re – sigurimin 10-vjeçar të ndërtesave për defektet në ndërtim. Kuptohet se këtë taksë plus në masën 0,1% në vit të vlerës së apartamentit apo ndërtesës, do ta paguajë blerësi i saj. Le të analizojmë shkurtimisht disa konsekuenca të pashmangshme të këtij vendimi sui generis dhe me ndikim të pashmangshëm në tregun e pasurive të patundshme dhe në nivelin e jetesës së familjeve shqiptare.

Në vlerësimin tim, konsekuenca e parë është rritja e pashmangshme e çmimeve të pasurive të patundshme në vend. Parimisht, çdo rritje çmimi çon në tkurrjen e kërkesës, përndryshe pakësimin e shitjeve ose blerje në sipërfaqe më të vogla nga familjet shqiptare. Në nivel makroekonomik, kjo çon në uljen e konsumit.

Së dyti, duke qenë se vendosja e kësaj tarife sigurimi në thelb nuk është asgjë më shumë një rritje çmimi, në analogji me taksat që aplikohen mbi karburantet, kjo nuk mund të mos çojë në shtimin e fitimeve të kompanive të ndërtimit. Nuk po them se këto kohë, falë parave të drogave të buta dhe të forta, ky sektor po njeh vetëm rritje, shitje në cash dhe përmes zyrave të pasurive të patundshme dhe çmime që rriten, edhe pse shitjet janë të dukshme vetëm në zonat e preferuara, ku nuk mungojnë blerësit e dyshimtë… D.m.th., kjo taksë e re rrit fitimet e oligarkëve të ndërtimit.

Së treti, duke u rritur çmimet, është krejt e kuptueshme që qeveria do të rishikojë së shpejti edhe hartën e saj të vlerave të referencës për ta sjellë në kushtet e tregut dhe kështu do të detyrojë të paguajnë më shumë taksa për pasurinë e patundshme çdo muaj edhe të gjithë poseduesit e apartamenteve apo sipërfaqeve të biznesit. E pra, kjo nuk mund të mos çojë në varfërimin e mëtejshëm të tyre. Pra, deri tani të humbur dalin qytetarët, si ata që do të blejnë shtëpi në të ardhmen, ashtu edhe ata që momentalisht e disponojnë atë, ndërsa oligarkët dhe qeveria dalin të fituar nga ky vendim i çuditshëm i qeverisë. E kështu, mund të rreshtojmë edhe konsekuenca të tjera të këtij vendimi. E tash, të vijmë te pyetjet.

E para, nëse ky vendim ndërmerret për të mbrojtur qytetarët nga rreziqet, duke përfshirë ato të tokës (nuk përmenden tërmetet se edhe vetë oligarkët e dinë që do të ishte një marrëzi juridike me “M” të madhe), përse duhet të paguajnë qytetarët për defektet e ndërtimit kur dihet se është pushteti qendror, që miraton planet e zhvillimit urban, që është pushteti vendor që jep lejet e ndërtimit dhe bën mbrojtjen e interesave publike (po jo duke betonizuar çdo sipërfaqe të lirë, si në Tiranë e gjetkë)? Mbrojtja më e mirë për qytetarët është zbatimi me përpikëri i ligjit.

Së dyti, vendosja e kësaj takse të re, me cilin grup të interesit (përveç oligarkëve) është konsultuar? Me të pastrehët e regjistruar në bashki? Me aplikantët në banka për kredi për të blerë shtëpi?

Së treti, në cilën përvojë të vendeve përreth është mbështetur vendosja e kësaj takse? Kjo vlen për të kuptuar se është një vendim i nxituar dhe shpikje shqiptare, që me siguri do të quhet edhe “fond solidariteti” etj.

Së katërti, siç tregoi edhe tërmeti i para disa ditëve, problemet serioze janë në ndërtesat e vjetra të banimit dhe te bizneset, kryesisht atyre të para 1990-ës. Ndërsa për ndërtimet i tri dekadave të fundit u tha jo pa kurajë se “kaluan provën e zjarrit”, ndonëse një vështrim gjakftohtë i parametrave të tërmetit nuk lejon të nxirret kollaj ky konkluzion. Nëse ky vendim i qeverisë u inspirua nga dëmet e tërmetit, vërtet beson njeri se kompanitë e sigurimeve do të mbulojnë dëmet e tilla në të ardhmen?!

Së fundi, propozimi im, nëse vërtet ka vullnet politik për të dhënë përgjigje direkte për defektet e fshehura, që ndërtimet shfaqin mbas futjes së objekteve të ndërtimit në shfrytëzim për banim apo për biznes. Përveç përmbushjes me rigorozitet të kushteve të ndërtimit dhe rishikimit të kodeve përkatëse mbi bazën e përvojës dhe modeleve të vendeve të BE-së si dhe ristudimit të territorit shqiptar për sa u takon tërmeteve, mendoj se mund të aplikohet një sistem i detyrueshëm garancie financiare për firmat e ndërtimit. Më konkretisht, nisur nga defektet që kanë shfaqur në objektet e ndërtuara gjatë tri dekadave të fundit, por edhe një lloj analize risku për këto defekte në ndërtimet e reja, firmat e ndërtimit mund të detyrohen me ligj të ngurtësojnë një shumë të caktuar parash në bankë, e cila mbetet e ngrirë gjatë gjithë periudhës së garancisë së ndërtimit. Kuptohet se ky fond mund të preket edhe me vendim gjykate p.sh., kur firmat shkelin kondicionet urbane, nuk përmbushin detyrimet për infrastrukturën e ambienteve të përbashkëta etj..

Tags: ndertimettaksa

TË LIDHURA

Vr*sja e Grei Bihucit në Fier pas sherrit në rrjetet sociale, ja me sa vite BURG dënohet autori!
Aktualitet

Vr*sja e Grei Bihucit në Fier pas sherrit në rrjetet sociale, ja me sa vite BURG dënohet autori!

16:14 | 23/06/2025
Lufta kundër krimit të organizuar, Proda takon Policinë Britanike: Bashkëpunimi në nivele të reja
Aktualitet

Lufta kundër krimit të organizuar, Proda takon Policinë Britanike: Bashkëpunimi në nivele të reja

16:07 | 23/06/2025
Gjendet një trup i pajetë në rrjedhën e lumit Shkumbin, detajet e para
Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë në rrjedhën e lumit Shkumbin, detajet e para

15:08 | 23/06/2025
Next Post
“Të mos ketë vonesa për SPAK”, ambasadori i BE-së jep mesazhin e fortë

"Të mos ketë vonesa për SPAK", ambasadori i BE-së jep mesazhin e fortë

Detajet/ Qarkullonte i lirë me armë në qytet, pranga 35 vjeçarit (video)

Detajet/ Qarkullonte i lirë me armë në qytet, pranga 35 vjeçarit (video)

Shkodër/ 19 nxënës përfundojnë në spital

Shkodër/ 19 nxënës përfundojnë në spital

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

22:47 | 21/06/2025




TË FUNDIT

Vr*sja e Grei Bihucit në Fier pas sherrit në rrjetet sociale, ja me sa vite BURG dënohet autori!
Aktualitet

Vr*sja e Grei Bihucit në Fier pas sherrit në rrjetet sociale, ja me sa vite BURG dënohet autori!

by mirseda
16:14 | 23/06/2025
0

Ka përfunduar seanca gjyqësore duke u dhënë vendimi për autorët e vrasjes së 20-vjeçarit Grei Bihuci në...

Theo-Al Hilal, marrëveshja mes palëve është afër, situata

Theo-Al Hilal, marrëveshja mes palëve është afër, situata

16:10 | 23/06/2025
Lufta kundër krimit të organizuar, Proda takon Policinë Britanike: Bashkëpunimi në nivele të reja

Lufta kundër krimit të organizuar, Proda takon Policinë Britanike: Bashkëpunimi në nivele të reja

16:07 | 23/06/2025
Gjendet një trup i pajetë në rrjedhën e lumit Shkumbin, detajet e para

Gjendet një trup i pajetë në rrjedhën e lumit Shkumbin, detajet e para

15:08 | 23/06/2025
KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”

KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”

15:07 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com