Kryedemokrati Basha, aktualisht po mban një mbledhje me aleatët në selinë blu, ku po diskutohet në lidhje me krizën politike dhe aksionin opozitar.
Në mbledhje është kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i PR-së Fatmir Mediu, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, kreu i PAA-së, Agron Duka, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi dhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka.
Prej shkurtit të vitit të kaluar, opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale, duke i marrë të gjitha bashkitë.