Si pasojë e një aksidenti në autostradën Levan-Tepelenë humbi jetën mëngjesin e sotëm një 27-vjeçar. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit “Buzmadh”.
Burimet policore kanë pohuar se mjeti tip “Honday” me drejtues shtetasin K.B, 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi E.H, 27 vjeç, banues në Burrel. Pasagjerja tjetër, shtetasja E.M, 21 vjeçe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.