Gazetarja Anila Hoxha, ka komentuar rastin e ndodhur së fundmi, ku kontenierët e portit të Durrësit u gjetën me kokainë.
Përmes një postimi në Facebook, gazetarja deklaron se konterierët janë hapur dhe prej aty është marrë sasia e drogës, e cila është zëvendësuar sipas saj me pako oriz.
“Për shkak se duhej zbuluar peshku i madh ndjekja vazhdoi në distancë. Pra nuk u ndërhy tak fak si në Maminas. Duhej peshku. Por trafikantet që në gjuhën e tyre kur ndërhyjnë për ta marrë vetë “ngarkesën” në port pa ndërhyrje “me lyerje rrote” kanë një shprehje për raste të tilla. Thonë “bëmë kollare” . Ndaj ata të dy që bënë këtë kollaren, më pas ja vendosën kollaren autoriteteve.
Teksa po ndiqeshin, siç duket ata kanë kuptuar se kokaina ishte oriz dhe që pas kishin policinë. Ja kanë mbathur duke shpëtuar paq përgjatë një rrugice dytësore në afërsi të Kavajës ( mbase ishin duke shkuar ne Fier? ). Fatmirësisht policia gjeti të flakura pakot me oriz që gjithsej ishin 50 kg. Me to mund të bëjë ca vakte me pilaf.
Dhe mbase pas pilafit do i zbulojnë gjësend atij që kanë shoqëruar pas identifikimit si përdorues i Badge. Edhe i dyti që thuhet se është identifikuar nga kamerat e sigurisë mbase bindet nga orizi që na dërguan grekët dhe flet për “peshkun e madh””, shkruan ndër të tjera gazetarja.
Reagimi i plotë:
Kokaina qe u be oriz…
Njejte si edhe ne aksione te tjera antidroge edhe kesaj here ngarkesa e porositur me kokaine nuk mberriti ne doren e kryesorit. Per pasoje trafikanti apo sic pelqehet me etiketim me te bujshem ” peshku i madh” nuk u arrestua. Pa kaluar shume kohe nga mese 600 kg te sekuestruara po ne portin e Durresit , nje histori narko trafiku u mbyllur me Arber Cekajn ne krye, i cili ndoshta per faktin se ju dorezua nga Shqiperise nuk e shqiti buzeqeshjen nga fytyra. Kesaj radhe kokaine vinte nga Greqia. Ashtu sic ndodhi vite me pare kur belget e zevendesuan vajin e palmes ku gjendej kokaina me uje, edhe greket nuk na dhane bese. E kishin zevendesuar kokainen me pako orizi dhe pastaj kane lejuar vazhdimin e udhetimit te pakove , me idene se peshku do binte ne rrjete
Cfare ndodhi?
Per jave te tera , besnikerisht nje rreth i ngushte policesh survejuan kontenierin. Ndoshta pershperisnin e dyshonin se mund te ishte ky kontenier zgjatim i njerezve te tjere te lidhur me Cekajn, apo kushedi ku ne jug a ne veri. Mes ketyre spekullimeve dhe sherbimeve te vezhgimit te zevendesoheshin stafete, ATA u shfaqen. Ne nje makine gri me targa te huaja, qe u parkua ne terminal. U drejtuan ne kembe drejt kontenierit frigorifer qe serisht besohet se kishte banane. Njeri tregoi nje badge dhe hyri. U lejua. Tjetri sdihet se si por edhe ai hyri. Dy prites. Mendohet se hapen kontenierin dhe prej andej moren pakot qe ata mendonin se ishin me kokaine. Ne fakt ishin zevendesuar e plotesuar me oriz dhe pala shqiptare orizit i kishte shtuar edhe GPS. Historia e deshtimit tregohet si vijon nga disa zera. Le ti besojme se ka ndodhur tamam keshtu:
Per shkak se duhej zbuluar peshku i madh ndjekja vazhdoi ne distance. Pra nuk u nderhy tak fak si ne Maminas. Duhej peshku. Por trafikantet qe ne gjuhen e tyre kur nderhyjne per ta marre vete ” ngarkesen ” ne port pa nderhyrje ” me lyerje rrote” kane nje shprehje per raste te tilla. Thone ” beme kollare” . Ndaj ata te dy qe bene kete kollaren, me pas ja vendosen kollaren autoriteteve. Teksa po ndiqeshin, sic duket ata kane kuptuar se kokaina ishte oriz dhe qe pas kishin policine. Ja kane mbathur duke shpetuar paq pergjate nje rrugice dytesore ne afersi te Kavajes ( mbase ishin duke shkuar ne Fier? ). Fatmirerisht policia gjeti te flakura pakot me oriz qe gjithsej ishin 50 kg. Me to mund te beje ca vakte me pilaf.
Dhe mbase pas pilafit do i zbulojne gjesend ATIJ qe kane shoqeruar pas identifikimit si perdorues i Badge. Edhe i dyti qe thuhet se eshte identifikuar nga kamerat e sigurise mbase bindet nga orizi qe na derguan greket dhe flet per ” peshkun e madh”
Gjumin e embel ma befshi.