Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac. Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta u konfirmua për mediat franceze nga familja e tij. “Presidenti vdiq këtë mëngjes në mesin e të dashurve”, tha dhëndri i tij, Frèdèric Salat-Baroux.
Ai ishte një figurë e rëndësishme në politikën franceze, teksa shërbeu në dy mandate si president i Francës, nga 1995 deri në 2007, ish-kryebashiak i Parisit, kryeministër dhe president i Këshillit. Po ashtu, ishte ai që futi në përdorim në vend monedhën e përbashkët euro.
Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.