21 emigrantë shqiptarë të cilët po udhëtonin fshehurazi në një anije mallrash, e cila ishte nisur drejt Anglisë, janë kapur nga policia.
Sipas mediave britanike, emigrantët ishin fshehur në anije, pak para se ajo të nisej nga Spanja. Bëhet fjalë për 19 burra dhe 2 fëmijë, të cilët u zbuluan nga ekuipazhi pasi ata kishin dalë në kërkim të ushqimit dhe cigareve.
Ekuipazhi prej 10 anëtarësh ka njoftuar menjëherë për shkeljen nëpërmjet radios. Anija u nis të premten e shkuar, ndërkohë që shqiptarët u gjetën sapo mbërritën të martën në Mbretërinë e Bashkuar.