Moderatorja Fatma Methasani është në pritje të ëmbël. Ajo ka konfirmuar zërat që qarkullonin prej ditësh, ndërsa ka postuar një foto në Instagramin e saj.
Fatma shfaqet duke përqafuar partnerin Alfio, në një foto të bukur të publikuar në Instagram. Në duar mban ekon e bebushit, ndërsa nga zemra i burojnë fjalët më të ndjera. “Kur dashuria është shumë e madhe për tu mbajtur në dy zemra, vjen në jetë një zemër e tretë!”, shkruan ajo bashkëngjitur fotos në fjalë.