Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Toyota Yaris”/ Pas shkresës së kundraligjshme ndaj prokurorëve, reagon Donika Prela

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Toyota Yaris”/ Pas shkresës së kundraligjshme ndaj prokurorëve, reagon Donika Prela

Ka ardhur edhe reagimi i drejtueses së Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela, pas publikimit të shkresës përmes së cilës, ajo udhëzonte prokurorët e çështjes së “Toyota Yarits” të dërgonin dosjen për gjykim.

Përmes një deklarate për mediat, Prela deklaron se shkresa për prokurorët Doloreza Musabelliu dhe Ened Nakuci, është vetëm për veprime hetimore.

Sipas Prelës, urdhri i saj kishte karakter udhëzues, dhe nuk ka pasur si qëllim të ndikojë në vendimin e vartësve të saj.

Reagimi i plotë i Donika Prelës:

Duke marrë shkas nga ky rast, gjej me vend të sqaroj opinionin publik se: Me ndryshimet e reja ligjore me Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Kodin e Procedurës Penale ndryshimet e bëra me ligjin nr. 35/2017, Drejtuesit e Prokurorisë nuk kanë kompetencë ligjore të ndërhyjnë në zgjidhjen ligjore të një procedimi penal që ka të bëjë më ngritjen ose jo të akuzave, pushimin e hetimeve, dërgimin e procedimeve penale për kompetencë, pezullimin apo mosfillimin e tyre. Zgjidhja ligjore është detyrim dhe përgjegjësi ligjore e çdo prokurori, të cilin duhet ta ushtrojnë në pavarësi të plotë, ashtu sikurse ka ndodhur.

Drejtuesi i Prokurorisë, ashtu sikurse ka ndodhur në rastin konkret ka të drejtë, vetëm të udhëzojë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, me udhëzim jo të detyrueshëm për të kryer veprime hetimore, përfundimin e shpejtë dhe në afat të dosjes, duke mos cenuar në asnjë rast të drejtën e prokurorëve për zgjidhje. Nga ana tjetër, prokurorët sikurse e parashikon neni 48 i ligjit 97/2016, kanë të drejtë ligjore të zbatojnë udhëzimin e drejtuesit kur ai është i ligjshëm ose e refuzojnë me shkrim atë duke dhënë arsyet e mosmarrjes parasysh të tij kur vlerësojnë se ka shkaqe ligjore për moszbatim, referuar nenit 48 pika 5 dhe 6 të ligjit të sipërcituar. Në këtë rast udhëzimi i drejtuesit dhe mendimi i prokurorëve mbeten në dosje, ndërsa zgjidhja ligjore është përgjegjësi personale e prokurorit.

Tags: donika prelagjyqtaretProkuroria e Krimeve të RëndaToyota Yaris

TË LIDHURA

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste
Aktualitet

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

21:33 | 30/09/2025
“Ai mbante maskë anticovid dhe armë të gjatë, deshi të më qëllojë”, shoku i fëmijërisë rrëfen momentet e fundit të Elis Rroshkodolit
Aktualitet

“Ai mbante maskë anticovid dhe armë të gjatë, deshi të më qëllojë”, shoku i fëmijërisë rrëfen momentet e fundit të Elis Rroshkodolit

20:50 | 30/09/2025
Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë
Politikë

Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

19:06 | 30/09/2025
Next Post
Tmerret e rrethimit të Leningradit/ 1.5 milionë njerëz vdiqën nga uria dhe të ftohtit

Tmerret e rrethimit të Leningradit/ 1.5 milionë njerëz vdiqën nga uria dhe të ftohtit

Gent Ibrahimi: Ja pse po vonohet ngritja e SPAK-ut

Gent Ibrahimi: Ja pse po vonohet ngritja e SPAK-ut

Përfshihet nga flakët shtëpia e nipit të Enver Hoxhës, këngëtarja poston foton

Përfshihet nga flakët shtëpia e nipit të Enver Hoxhës, këngëtarja poston foton

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

REZULTATET e Champions-it/ Fitojnë Interi dhe Bayerni, Liverpooli “digjet” në Stamboll
Sport

REZULTATET e Champions-it/ Fitojnë Interi dhe Bayerni, Liverpooli “digjet” në Stamboll

by mirseda
07:18 | 01/10/2025
0

Atletico Madrid, Bayern, Inter dhe Marseille kanë dhuruar spektakël në fushë, duke regjistruar fitore bindëse ndaj rivalëve...

Zelensky lëshon alarmin: Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është kritike

Zelensky lëshon alarmin: Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është kritike

22:35 | 30/09/2025
Panik në Ibiza të Spanjës, shirat e rrëmbyeshëm bënë që të mbyllen plazhet dhe shkollat

Panik në Ibiza të Spanjës, shirat e rrëmbyeshëm bënë që të mbyllen plazhet dhe shkollat

22:11 | 30/09/2025
Meloni: Rrezikon planin e Trump për dhënien fund të luftës, karvani i anijeve për në Gaza duhet të ndalet

Meloni: Rrezikon planin e Trump për dhënien fund të luftës, karvani i anijeve për në Gaza duhet të ndalet

21:45 | 30/09/2025
Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

21:33 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com