Kryeministri Rama është takuar me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Një takim mes të dyve ishte paralajmëruar më herët, ndërsa kryeministri grek ishte shprehur në media se ai nuk do ta mbështeste çeljen e negociatave të Shqipërisë, nëse nuk respektoheshin të drejtat e minoritetit, sipas tij, që vazhdojnë të jenë të nëpërkëmbura.
Rama ka bërë me dije se me të ka qënë një bashkëbisedim i hapur. “OKB, Nju Jork – Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur”, shkruan Rama, bashkëngjitur fotove në fjalë.