Kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë sot gjatë mbledhjes me këshillin koordinues të Veriut në Velipojë, se do largohen 80% e drejtorëve. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se gjatë takimit, Rama ka dhënë porosi të prera për Bashkitë e Qarkut të Shkodrës.
“80% e drejtorëve do ikin. Për të gjitha Bashkitë e Qarkut Shkodër do të bëhet vlerësim performance i institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht do të bëhet analizë e buxhetit të Bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”, mësohet të ketë thënë ai gjatë mbledhjes.