Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Keqkuptimi i madh me komisionin antiPresident

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Keqkuptimi i madh me komisionin antiPresident

Nga: Lorenc Vangjeli

Komisioni hetimor për Presidentin e Republikës është pika e ujit ku tentojnë të notojnë të gjithë, dhe po të gjithë janë zhytur dhe mbytur. Edhe protagonistët e tij, edhe publiku që ndjek me ëndje ndeshjen e egër në katet e sipërme të politikës.

Në një vend si Shqipëria, emrat e përveçëm janë më interesantë se beteja për ide; fatet individuale ngjajnë më të rëndësishëm se vetë proceset, ngjarjet dhe rrethanat që kushtëzojnë ngjarje dhe procese. Dhe ky këndvështrim sipërfaqësor që refuzon analizën e thelbit të asaj që ka ndodhur, ka kushtëzuar keqkuptimet e shumëfishta të shumëkujt.

Keqkuptimi i parë vjen nga kryeministri. Socialistët e tij janë të bindur se Rama e do me çdo kusht shkarkimin e Metës, si një faturë që duhet paguar për shkeljet presidenciale të kushtetutës. Në të vërtetë, rendja e vëmendjes mbas fatit të Ilir Metës, bëri që kryeministri të dëgjojë shumë më pak për 30 qershorin dhe gjithë rrjedhojat e tij.

Sipas parimit, kundërshto kundërshtarin në çdo gjë dhe je në rregull me veten, opozita e sheh komisionin hetimor si një mjet në dorë të kryeministrit për të marë dhe pushtetin e fundit që ai nuk kontrollon, presidencën. Ky qëndim i saj, bashkë dhe me nuancat shumë të ndryshme në gjykim mbi këtë problem mes Bashës dhe Kryemadhit, kanë prodhuar keqkuptimin e opozitës me komisionin hetimor.

Edhe vetë Presidenti Meta e ka keqkuptuar atë që po ndodh në ambientet e ish-Komitetit Qëndror të Partisë së Punës. Komisioni nuk është gjyq për të, siç mendon ai. Komisioni nuk është thelb që diskutohet, por vetëm forma që serviret për të dëshmuar ndalesat e të ardhmes.

Edhe publiku që ndjek ndeshjen është i keqkuptuar në gjithë sa po ndodh. Kanë ndihmuar në krijimin e perceptimit të gabuar, edhe tonet e mirësjelljes formale, përtej kufinjve edhe të hipokrizisë, që shfaqën palët gjatë ballafaqimit të parë: akuzuesit që bënin sikur sqaroheshin për një gjë që e kishin firmosur me parë e falenderonin Metën si pacienti doktorin dhe vetë Meta në anën tjetër, që kishte zgjedhur të fliste me mirësjellje hebreu përballë një grupi njerëzit që më së paku i përbuzte. Një skenë e panatyrshme dhe e shtirur, që është identike me kujdesin për të dezinfektuar tehun e gijotinës përpara përdorimit.

Komisioni i Venecias që është thirrur të bëjë Kadiun e Evropës në këtë sherr tipik ballkanas, nuk do t’i japë të drejtë asnjë pale. Vendimi i pritshëm i tij do të jetë gijotina sterile që do të presë  lidhjen mes çdo vullneti individual të presidentëve në lidhje me periodicitetin e zgjedhjeve dhe do të ndajë politikën e të dy krahëve nga loja ciklike me peridiocitetin e zgjedhjeve.

Komisioni i Venecias do t’i shpjegojë aktorëve të pikës së ujit, se në këtë verë përvëluese Meta bëri aktin e duhur politik, por me mjete të gabuara kushtetuese dhe Rama bëri aktin e duhur kushtetues, por me mjete të gabuara politike. Edhe pse i dyti duket sikur tenton shkarkimin e të parit, edhe pse i pari duket se i premton të dytit se do t’ja dhurojë fatin e tij vetëm Komisionit të Venecias.

Tags: komisioni hetimorlorenc vangjeliMeta

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Zbulohet ‘sherri’ mes binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj me menaxherin e VIP-ave

Zbulohet ‘sherri’ mes binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj me menaxherin e VIP-ave

Pas Francës, edhe Gjermania i thotë “JO” monedhës virtuale të Facebook

Pas Francës, edhe Gjermania i thotë “JO” monedhës virtuale të Facebook

Zbulohet juria e “Kënga Magjike”

Zbulohet juria e “Kënga Magjike”







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

by mirseda
14:01 | 01/03/2026
0

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars....

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com