Ish-deputeti demokrat, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita është e hapur dhe mirëpret cdo partner ndërkombëtar që ofrohet për zgjidhjen e krizës. Noka u shpreh se ata janë të hapur për zgjidhje, por pa shkaktarin e krizës sipas tij, kryeministrin Rama.
“Shqipëria është në një krizë të rëndë dhe shumë të thellë dhe shkaktari i kësaj krize në këndvështrimin tonë është Edi Rama. A mundet që krizën ta zgjidhë shkaktari i krizës? Ndaj ne kemi kërkuar që kjo krizë të zgjidhet, të krijohet qeveri tranzitore që të ketë bekimin e palëve , dhe me vullnet për zgjidhjen e krizës.
Ne si opozitë jemi gati të mirëpresim çdo partner ndërkombëtar që vjen për të zgjidhur krizën. Por kriza zgjidhet duke larguar shkaktarin e saj, Edi Ramën. Pra jemi të hapur për zgjidhje”, tha Flamur Noka, për Ora News.