Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Ulsiu u tremb nga Meta”, deputeti tregon prapaskenat në Komisionin Hetimor

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ulsiu u tremb nga Meta”, deputeti tregon prapaskenat në Komisionin Hetimor

Deputeti Halit Valteri, ka komentuar seancën e djeshme dëgjimore të presidentit Meta, duke u shprehur se kryetari i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja e zuri kohën e dhënë në dispozicion për të mos i bërë pyetje por për t’u çmallur me të.

Përmes një statusi në Facebook, Valteri e konsideron seancën e djeshme si një shfaqje të turpshme, teksa akuzon Manjën për servilizëm ndaj presidentit Meta.

“Ishte që ishte Ulsiu, kot nuk na kërkoi t’ia dërgonim me e-mail presidentit pyetjet dhe të na kthente përgjigje pastaj me “CC”, kur të kishte terezi. Aq shumë ranë në sy nga falënderimet, sa mediat nisën të dyshojnë, se mos kishte ngelur ende ndonjë shkëndijë e vjetër nga miqësia e tyre. Ore ndoshta nuk kishte faj Ulsiu, ndoshta u tremb i shkreti kur i hyri në derë ‘bariu’”, shkruan ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Nisa të lexoj me kureshtje, se sa të lumtur ishin sejmenët e Pallatit të Brigadave, kur panë se si tufa e koneve, që paska lehur kot deri më sot, nisi të lëpihej e të ul veshët ndaj presidentit, për të cilin më shumë se sa ta hetonin për antikushtetueshmërinë e vendimeve të tij, e zunë kohën në dispozicion për të mos i bërë pyetje, por për tu përmalluar me të.

Në dukje e pabesueshme, por tek fytyrat e secilit prej tyre mund të lexoje fare lehtë një shprehje nostalgjie, ndoshta për kohët e tenxheres të mbushur plot, se si e shkëlyenin të babzitur dhe ngjyenin gishtat me çapa, deri në kafshatën e fundit?! Kurse disa të tjerë mu dukën të frikësuar, a thua se i hyri lugati në derë, e me vrap ti bënin ca pyetje për të kaluar radhën.

Madje kryekomisioneri, kryepërfaqësuesi i 55 deputetëve të partisë që mblodhi firmat për shkarkimin e presidentit, kush nuk e ka kuptuar bëhet fjalë për të egrin, të tmershmin, të llaftarishmin z. Ulsi, na propozoi në mënyrë të turpshme, që t’i mblidhnim pyetjet tona të gjitha bashkë e t’ia jepnim presidentit, e ai më pas të na kthente përgjigje.

Ishte që ishte Ulsiu, kot nuk na kërkoi t’ia dërgonim me email presidentit pyetjet dhe të na kthente përgjigje pastaj me “CC”, kur të kishte terezi. Aq shumë ranë në sy nga falenderimet, sa mediat nisën të dyshojnë, se mos kishte ngelur ende ndonjë shkëndijë e vjetër nga miqësia e tyre. Ore ndoshta nuk kishte faj Ulsiu, ndoshta u tremb i shkreti kur i hyri në derë “bariu”!

Por, mes sejmenëve të oborrit presidencial, nuk bënë dot pa komentuar dhe soji i kategorisë: “sejmeni për të të ardhur keq”, të cilët shfaqjen e turpshme në komision, e cilësuan si kulturë juridike edhe edukatë ndaj presidentit dhe jo si servilosje ndaj tij. Madje, mos servilosja ndaj presidentit, na qenka dhe mungesë eksperience.

Me krenari dua t’i them këtij soji, se nuk kam ndërmend aspak të fitojë eksperiencë duke hypur nëpër jahtet e pronarëve të mediave të ngritura me para të dyshimta dhe as tu bëj kronika vilave me shumë hale të politikanëve të korruptuar! Sepse zonja sejmene, unë besoj ende tek parlamentarizmi pa “eksperiencë”, se ai me eksperiencë, që ju i thurni elozhe, po e provojmë çdo ditë dhe e kemi parë prej 30 vitesh se ku po na çon.

Tags: Halit Valterikomisioni hetimorpresidenti metaUlsi Manja

TË LIDHURA

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, lëndohen dy shoferët
Aktualitet

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, lëndohen dy shoferët

17:14 | 26/02/2026
‘Meta nuk ka asnjë firmë dhe asnjë mesazh në dosje’/ Kryemadhi: S’ka asnjë provë!
Politikë

‘Meta nuk ka asnjë firmë dhe asnjë mesazh në dosje’/ Kryemadhi: S’ka asnjë provë!

17:02 | 26/02/2026
Përfundon devijimi i Shkumbinit, pritet projekti për rrugën alternative
Aktualitet

Përfundon devijimi i Shkumbinit, pritet projekti për rrugën alternative

16:57 | 26/02/2026
Next Post
Meta nxjerr foton me Ramën dhe Ruçin, flet për takimin e djeshëm: Ramë dakord se…

Meta nxjerr foton me Ramën dhe Ruçin, flet për takimin e djeshëm: Ramë dakord se...

Vetëplagoset me armë zjarri, 52-vjeçari humb jetën në spital

Aksident në Tiranë, automjeti përplas 50-vjeçaren

Saimir Tahiri mbërrin tek Gjykata e Krimeve të Rënda, sot jepet pretenca

Saimir Tahiri mbërrin tek Gjykata e Krimeve të Rënda, sot jepet pretenca







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Ish-diplomati serb: Në SHBA, Gjuriçit iu paraqit një marrëveshje e fshehtë për njohjen e Kosovës
Kosovo

Ish-diplomati serb: Në SHBA, Gjuriçit iu paraqit një marrëveshje e fshehtë për njohjen e Kosovës

by mirseda
17:23 | 26/02/2026
0

Ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviç, ka komentuar vizitën e kryediplomatit serb, Marko Gjuriç, në Shtetet e Bashkuara të...

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, lëndohen dy shoferët

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, lëndohen dy shoferët

17:14 | 26/02/2026
‘Meta nuk ka asnjë firmë dhe asnjë mesazh në dosje’/ Kryemadhi: S’ka asnjë provë!

‘Meta nuk ka asnjë firmë dhe asnjë mesazh në dosje’/ Kryemadhi: S’ka asnjë provë!

17:02 | 26/02/2026
Përfundon devijimi i Shkumbinit, pritet projekti për rrugën alternative

Përfundon devijimi i Shkumbinit, pritet projekti për rrugën alternative

16:57 | 26/02/2026
Taskforcë kundër kanabisit në Tiranë, Hajdari: Angazhim i koordinuar dhe efikas

Taskforcë kundër kanabisit në Tiranë, Hajdari: Angazhim i koordinuar dhe efikas

16:37 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com