Së fundmi është bërë publike lista e rezultateve të grupit të dytë të kandidatëve për Patrullë të Përgjithshme në Policinë e Shtetit. Kujtojmë se kandidatët ditën e djeshme iu nënshtruan testit për të zënë një ndër 500 vendet e lira në strukturat e saj.
Maksimumi i pikëve të testimit për Patrullën e Përgjithshme është 100, por siç mund ta shihni në fotot e siguruara nga “balkanweb”, asnjë prej aplikantëve nuk ka arritur ta kapë këtë shifër.