Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se ka nisur shpërndarja e librave falas për ciklin fillor, vetëm dy javë para fillimit të vitit të ri shkollor.
Shahini, me anë të një video-je të shkurtër ka njoftuar se këtë vit librat falas do të jepen edhe për nxënësit e klasave të pesta, pasi librat e vitit të kaluar janë ruajtur shumë mirë.
Bashkëngjitur videos në fjalë ajo ka shkruar: “Kemi filluar shpërndarjen e librave falas. Ju mirëpresim pranë shkollave tuaja”.