Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

6 shtylla dhe 2 gola në derbin Lacio-Roma, ja vlerësimi për Thomas Strakoshën

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
6 shtylla dhe 2 gola në derbin Lacio-Roma, ja vlerësimi për Thomas Strakoshën

Një derbi i bukur, entuziazmues dhe plot me emocione, një barazim 1-1 i cili nuk mund të ishte më i drejtë se kurrë, pasi si Lacio, ashtu sikurse Roma nuk meritonin të dilnin “duarbosh” nga 90-minutëshi i djeshëm. Ndoshta, por të ishte një ndeshje boksi, ku në rast barazimesh fituesi del me pikë. Ndoshta Lacio mund të kishte merituar diçka më shumë, duke qenë se goditi 4 herë shtyllën, ndërsa Roma dy herë.

Fitorja e derbit të kryeqytetit u “var” në shtylla e traversa, por në fund të gjithë mund të jenë të lumtur, duke qenë se të dyja skuadrat dolën pa “plagë” të mëdha. Thomas Strakosha, shqiptari që konfirmohet çdo vit si një ndër liderët e formacionit bardhekaltër, ka meritën që diti të mbante në lojë skuadrën e tij. Vërtet serbi Kolarov e dënon me një penallti të goditur në mënyrë perfekte, të fituar pas prekjes me dorë të Milinkoviç-Saviçit në zonë, por “gardiani” i Kombëtares kuqezi ka meritën që në minutën e parë shtesë të pjesës së parë devijon me saktësi kirurgjikale në goditje këndi një goditje dënimi të frikshme, sërish të Kolarovit, e cila e mbyll gjithashtu në barazim 1-1 përballjen direkte mes shqiptarit dhe serbit.

Si rrallëherë, në fund të sfidës u pa edhe një atmosferë shumë e qetë mes dy tifozërive, të cilat fillimisht duartrokitën ndarjen nga jeta të ish-kapoultrasit të bardhekaltërve, “Diabolik”, i përshëndetur me duartrokitje nga të dyja tribunat, por edhe në fund të sfidës, të dyja tifozëritë duartrokitën skuadrat në fushë.

Thomas Strakosha do ta mbajë mend mirë këtë derbi të 173-të të kryeqytetit (duke llogaritur sfida në kampionat dhe Kupën e Italisë), sepse përveç saktësisë me të cilën shmangu golin e mundshëm të 2-0 të Kolarovit, e pa veten shumë me fat edhe nga dy shtyllat e shkundura nga Zaniolo, dy raste shumë të pastra për gol, që talenti i verdhekuqve mund t’i kishte shfrytëzuar më mirë.

NOTA- I saktë ndaj Aleksandër Kolarovit, por edhe me fat pas dy shtyllave të talentit të Romës, Nikolo Zaniolo, prandaj media italiane në kor e vlerësoi me notën 6 paraqitjen e gardianit shqiptar, Thomas Strakosha: “Te penalltia Kolarov e çmonton totalisht, ndërsa shtyllat e shpëtojnë. Pjesa tjetër e ndeshjes ishte administrim normal për Thomasin, ndonëse pritja e tij në sekondat finale të pjesës së parë, ndaj Kolarovit vlen jo pak”. /panorama

Tags: golaromashtyllavleresim

TË LIDHURA

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta
Sport

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta

16:14 | 18/03/2026
Mund të sfidojë Shqipërinë në Play Off të Botërorit, lista e Suedisë
Sport

Mund të sfidojë Shqipërinë në Play Off të Botërorit, lista e Suedisë

15:44 | 18/03/2026
Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë
Sport

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë

12:42 | 17/03/2026
Next Post
Përse po shkojmë drejt një lufte të re klasash, ajo mes të diturve dhe injorantëve

Përse po shkojmë drejt një lufte të re klasash, ajo mes të diturve dhe injorantëve

KLP nis punën, vendimi i parë që miratohet/ Ibrahimi: Kemi përpara dy sfida

KLP nis punën, vendimi i parë që miratohet/ Ibrahimi: Kemi përpara dy sfida

Përfshihet nga flakët një makinë në rrugën e Elbasanit, banorët në panik

Përfshihet nga flakët një makinë në rrugën e Elbasanit, banorët në panik







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Vizë amerikane/ Garanci 15 mijë $ dhe 12 shtete të reja në listë nga Trump
Bota

Vizë amerikane/ Garanci 15 mijë $ dhe 12 shtete të reja në listë nga Trump

by mirseda
18:03 | 18/03/2026
0

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vendosur një masë të re që detyron qytetarët e disa...

Aksident tragjik në një resort skish në Zvicër, ndërron jetë një person

Aksident tragjik në një resort skish në Zvicër, ndërron jetë një person

17:55 | 18/03/2026
Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump

Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump

17:27 | 18/03/2026
E rëndë/ Ndërron jetë 45-vjeçari nga aksidenti në Korçë-Maliq

E rëndë/ Ndërron jetë 45-vjeçari nga aksidenti në Korçë-Maliq

17:22 | 18/03/2026
24-vjeçar zv.drejtor në Portin e Durrësit; PS mbron Ballukun, ironi: “82 kukulla” kundër gjyqësorit

24-vjeçar zv.drejtor në Portin e Durrësit; PS mbron Ballukun, ironi: “82 kukulla” kundër gjyqësorit

17:05 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com