Një aksident tragjik ka ndodhur në kampionatin Botëror të Formula 2, ku ka humbur jetën piloti 22-vjeçar Anthoine Hubert.
https://www.youtube.com/watch?v=6Ya144bIR78
Aksidenti është shënuar gjatë Çmimit të Madh të Belgjikës, ku francezi për fat të keq është përplasur më makinën e amerikanit Juan Manuel Correas, teksa ishte me shpejtësi 273 km/h.
FIA në një komunikatë zyrtare bëri të ditur se Hubert menjëherë pas aksidentit u dërgua në spital, dhe ndërroi jetë në orën 18:30 me orën lokale, ndërsa Correas u transportua në një spital të Liege dhe është jashtë rrezikut.