Kryetari i “Aleancës për Serbinë”, Nebojsha Zelenoviq ka paralajmëruar se situata në Serbi mund të përkeqësohet shumë shpejt.
Gjatë një interviste dhënë për “Tv Pink”, ai u shpreh që gjendja në të cilën ndodhet vendi është e rëndë, ndërsa theksoi se një situatë e tillë është duke e dërguar Serbinë në krizë, e cila do të eskalojë.
Sipas tij, Aleksander Vuçiç po sillet indiferent, ku, ndër të tjera shtoi se shumë shpejt ai do të përballet me të gjitha të këqijat që i ka bërë Serbisë, teksa paralajmëron kështu dhe rrëzimin e presidentit serb në zgjedhjet që pritet të mbahen.
“Çdo pushtet autokrat, përfshirë edhe këtë të Vuçiçit, është i mbështetur në forcë dhe kërcënime. Çdo kush që tenton të rezistojë, e bën konfliktin të pa evitueshëm”, tha Zelenoviq.
Po ashtu, kryetari i “Aleancës për Serbinë”, Zelenoviq nënvizoi se opozita është duke luftuar për zgjedhje demokratike, pasi, sipas tij, Vuçiç dhe regjimi i tij kanë shkatërruar çdo gjë në Serbi.