Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shtohet dhuna gjatë dëbimeve të të huajve nga Gjermania

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Shtohet dhuna gjatë dëbimeve të të huajve nga Gjermania

Rregullisht ka raportime në Gjermani, se dëbimi i një personi të huaj nuk u arrit të kryhej. Refugjatët ngrenë padi me sukses kundër dëbimit të planifikuar në vendlindje apo në një vend të tretë, nga i cili kanë hyrë në Gjermani. Ose ata kalojnë në ilegalitet, para se të vijë policia t’i marrë. Por ka raste, kur dëbimi nga Gjermania dështon në minutën e fundit për shkak të shpërthimit të dhunës në avionë. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, pilotët e shoqërive gjermane apo të huaja të fluturimit kanë refuzuar të marrin pjesë në dëbimin e afër 335 personave.

Kjo shifër vjen nga një përgjigje e qeverisë gjermane pas kërkesës zyrtare të grupit parlamentar e Majta, të cilën e zotëron Deutsche Welle. Aty shënohen edhe aeroportet ku ka dështuar më shpesh dëbimi. Frankfurt am Main- 131 vetë; Dyseldorfi -11 vetë; Mynihu -39 vetë. Pas këtyre shifrave fshihet një problem: rritja e dhunës në avionë, si nga ana e të prekurve nga dëbimi ashtu edhe nga shteti.

Vendosja e prangave është dhjetëfishuar

Politikanja e majtë, Ulla Jelpke kërkoi të dinte më shumë për këtë problem, prandaj i dërgoi qeverisë gjermane një katalog pyetjesh, 26 gjithsej. Veçanërisht një zhvillim e zemëron atë: Përdorimi i “mjeteve ndihmuese të dhunës trupore” nga viti 2015 deri në vitin 2018 është dhjetëfishuar, nga 135 raste në 1231 të tilla. Me këto mjete ndihme kihen parasysh pranga duarsh dhe në këmbë, me të cilat policia përpiqet të vërë nën kontroll personat e dhunshëm.

Kjo rritje nuk përkon me rritjen e numrit të dëbimeve, që në këtë hapësirë kohore ka mbetur gati e pandryshuar. Më shumë se 23.000 persona në vit. Ministria e Punëve të Brendshme e shpjegon rritjen e përdorimit të prangave me “rritjen e numrit të personave që bëjnë veprime rezistuese në procesin e kthimit”.

Eleonore Petermann, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme thotë për Deutsche Wellen, se shtimi i dhunës është “lehtësisht” i shpjegueshëm. Dëbimet nuk kryhen me dëshirë, prandaj të prekurit e shprehin pakënaqësinë e tyre “ndoshta përmes dhunës trupore”. Për të kryer megjithatë dëbimin përdoren prangat, por “vetëm, nëse kjo është metoda e fundit”, thekson zëdhënësja Petermann.

Deputetja e Majtë, Ulla Jelpke ka një shpjegim tjetër për dhunën nga të dyja palët. “Për mua është e padurueshme, që dëshpërimi i këtyre njerëzve thyhet pa asnjë hezitim me mjete dhune, për t’i dërguar ata kundër vullnetit të tyre në situatat më të mjerueshme të mundshme apo në shtetet tranzit.”

Pro Asyl kritikon

Jelpke përmend kritikën e Komitetit Kundër Dhunës të Këshillit të Europës, që në maj ka kërkuar nga Gjermania të heqë dorë nga përdorimi i dhunës “në formë të papërshtatshme dhe jo proporcionale”. Edhe organizata “Pro Asyl” regjistron një ashpërsim të forcës së shtetit tek dëbimet. Bernd Mesovic, referent për çështjet politiko-ligjore thotë se paditë për “përdorim të ekzagjeruar të dhunës” prekin më pak dëbimet në aeroporte, se punonjës të policisë që “kapin personat që duhen dëbuar, i marrin apo i dërgojnë në aeroport”.

Për “Pro Asyl” kjo temë është si “një kuti e zezë”. Sepse veç të prekurve e ndoshta anëtarëve të familjes, rrallë ka dëshmitarë të pavarur, prandaj përfundime mbi një realitet të tillë mund të nxirren vetëm nga rritja e numrit të ankesave. Sipas Mesoviç, në sfondin e këtij zhvillimi mund të jenë deklaratat e politikës për “të kryer dëbime në një numër gjithnjë e më të madh”./ DW

TË LIDHURA

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur
Bota

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës
Bota

Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

19:53 | 16/01/2026
U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë
Bota

U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

15:02 | 16/01/2026
Next Post
Vendet e Kuint-it kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Vendet e Kuint-it kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Meta: Nëntë vite më parë Gjykata Ndërkombëtare rrëzoi Serbinë për Kosovën

Meta publikon foto nga Bjeshkët e Sharrit teksa mbledh boronica

Inter-Juventus, ‘luftë’ e hapur në merkato/ Emrat që dalin në skenë

Inter-Juventus, ‘luftë’ e hapur në merkato/ Emrat që dalin në skenë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com