E mërkurë, 3 Qershor, 2020
23 C
Tirana

Vendet e Kuint-it kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Më të lexuarat

“Do të takohemi sërish nesër”, Yuri Kim flet pas konsultimeve me Këshillin Politik

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar për mediat në lidhje me konsultimet e kryera me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ambasadorja tha...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Me Manastirliun inauguruan COVID-3/ Rama hedh thumbin e radhës: Pyll pa derra nuk ka

Në një konferencë me gazetarët, kryeministri Rama edhe një herë tjetër paralajmëron shqiptarët se virusi nuk ka iku, ndaj në çdo kohë ata duhet...

Mashtroi biznesmenin turk/ Prokuroria kërkon deri në 10 vite burg për Sinan Idrizin

Prokuroria në Turqi ka kërkuar që aksioneri i kompanisë ajrore “Air Albania”, Sinan Idrizi, të dënohet me 3 deri në 10 vite burg për...

Gazetarja nxjerr detaje të rënda: Dy vajza të tjera janë ngacmuar nga roja e shkollës

Duket se përdhunimi i vajzës 15-vjeçare nuk është rasti i vetëm, pasi të njëjtin fat kanë patur edhe dy shoqet e saj. Detaje të...

Meta kthen në Kuvend ligjin ‘Për shërbimet e pagesave’

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për shërbimet e pagesave”. Sipas Metës, një nga arsyet e kthimit të ligjit...

Bylykbashi dhe Vasili bëjnë lëvizjen e radhës

Përfaqësuesit e opozitës, u janë drejtuar selisë blu pak çaste më parë. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do të mbajnë një takim me kryedemokratin...

“Do t’i dalim zot këtij vendi”, Hoti flet për herë të parë si kryeministër

Pas seancës së jashtëzakonshme, kryeministri i ri, Avdullah Hoti, ka thënë se në Kuvend e presin nisma të reja ligjore dhe plot punë. Prioritet...

EMRI/ Hapi zjarr ndaj policisë, efektivët me snajpera rrethojnë banesën në Kamëz

Një person është vetëdorëzuar në polici, pasi hapi zjarr ndaj uniformave blu. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5., i ishin drejtuar banesës së...

35 fotot që tregojnë anën tjetër të protestës për George Floyd

Prej 8 ditësh tashmë, protesta të shumta kanë shpërthyer në të gjithë SHBA për vdekjen e George Floyd. Qytetet po imponojnë shtetrrethime dhe shtetet...

Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Vendet e Kuint-it, përmes një komunikate, kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, që siç thuhet, “është e nevojshme për të dyja vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”. Ata theksojnë se një gjë të tillë, mund ta bëjnë vetëm kur palët të japin shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve.

“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, thuhet në komunikatë. Por, Qeveria e Kosovës ende nuk i di kompetencat e saj pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit. Gjykata Kushtuese ende nuk i ka kthyer një përgjigje kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj lidhur me kërkesën për “definimin e kompetencave dhe funksionit të qeverisë, pas dorëheqjes së tij”.

Qeveria kërkon që dialogu të mos kushtëzohet

Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë nga zyra e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, se sa i përket dialogut, Kosova asnjëherë nuk e ka penguar atë, dhe janë shprehur të gatshëm të ulen në tavolinë, për një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe që çon në njohje reciproke.

Sipas Qeverisë, ky proces nuk duhet të jetë i kushtëzuar. “Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht kryeministri Haradinaj gjithmonë ka punuar dhe ka qenë i qartë, në të drejtën e Kosovës për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit. Kësisoj, vendimi për vendosjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ka qenë veprim i nevojshëm në shërbim të mbrojtjes së interesave të Kosovës, nga veprimet armiqësore dhe kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë kundër shtetit dhe institucioneve të Kosovës. Në të njëjtën kohë, gjithmonë kemi marrë në konsideratë sugjerimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë sa i përket temave politike në vend”, thuhet në përgjigje.

Kërkohet ri-legjitimimi i institucioneve

Analistë të çështjeve politike në Prishtinë thonë se kërkesa e Kuint-it për vazhdim të dialogut, më shumë i drejtohet një qeverie të re që do të mund të dilte nga zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme, sesa një kërkesë ndaj qeverisë aktuale të Kosovës, e cila është në dorëheqje, pasi siç shprehen, Kosova para rinisjes së dialogut me Serbinë, duhet të ri-legjitimojë skenën politike.

Jeta Krasniqi, njohëse e procesit të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova aktualisht është në një proces ku duhet të ketë një ri-legjitimitet të skenës politike.

“Është një qeveri në dorëheqje dhe kemi një seancë të paralajmëruar për javën e ardhshme për shpërbërjen e Kuvendit. Politikisht Kosova në skenën politike është në një situatë të tillë që duhet të ri-legjitimojë institucionet e saj në mënyrë që të shtyhet përpara qoftë procesi i dialogut, qoftë edhe proceset tjera, qoftë përmes një qeverie të re, qoftë përmes zgjedhjeve. Procesi i dialogut udhëhiqet nga kryeministri në koordinim me presidentin dhe nën mbikëqyrjen e Kuvendit dhe këto tri hallka duhet të jenë funksionale në mënyrë që të ecet përpara”, thotë Krasniqi.

Lexo edhe :   Një ditë para votimit të qeverisë së re, Vetëvendosje del me njoftimin e rëndësishëm
Lexo edhe :   Mund të jetë dita e fundit si kryeministër, Kurti shkarkon një tjetër bord

Procesi i dialogut me Serbinë, shton Krasniqi, është një çështje urgjente për Kosovën në mënyrë që vendit t’i hapet perspektiva evropiane. Sipas saj, është me interes dhe pozitive që në reagimin e vendeve të Kuint-it flitet për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Çështja e dialogut me Serbinë është një nga çështjet kryesore që qeveria e re do të përballet dhe duhet të përmbyllet sa më parë, pavarësisht në çfarë mënyrë vjen. Ne e shohim që nuk ka gatishmëri të partive politike që të ketë formim të një qeverie të re në këtë mandat legjislativ, të gjithë kanë shprehur gatishmërinë për zgjedhje të reja, prandaj kjo vjen si një kërkesë që qeveria e ardhshme e Kosovës do të merret me çështjen e dialogut si një çështje urgjente për të përmbyllur këtë marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, thotë Krasniqi.

“Zgjedhjet, të pashmangshme”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një reagimi në Facebook, ka mirëpritur mbështetjen e vendeve të Kuint-it për vazhdimin e dialogut. Po ashtu, ai ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të parandalojë financimin e strukturave paralele në veri nga ana e Serbisë.

“Ne kërkojmë nga BE që ta parandalojë financimin e strukturave paralele në Kosovë nga Qeveria e Serbisë, të ndalojë projektet kolonizuese serbe përmes ndërtimit të lagjeve në Veri, të lejohet rindërtimi i shtëpive të djegura atje ku shqiptarët jetonin para vitit 2001, si dhe të dënohen kriminelët dhe përdhunuesit serbë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm gjatë dhe pas luftës në Kosovë”, thuhet në reagim.

Veseli tha se zgjedhjet janë të pashmangshme si dhe ka përsëritur të martën se Kuvendi i Kosovës do të shpërndahet më 22 gusht. Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas një takimi me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në rrjetin social Facebook ka shkruar se janë pajtuar që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje.

Gjuriq: Dialogu, pasi të hiqet taksa

Në anën tjetër, drejtori i zyrës për Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq gjatë një konference për media, tha se për Serbinë ekzistojnë disa çështje kontestuese në deklaratën e Kuint-it. Sipas tij, kjo tregon se çfarë rezultati të dialogut e shohin vendet që e kanë lëshuar deklaratën.

“Këtu nuk ka asnjë fshehtësi. Sepse nëse nga Serbia kërkoni të ndalë lobimin për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, përballë kërkesave të Prishtinës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe përball veprimeve të Prishtinës e cila tërë këto vite ka kërkuar njohje, atëherë është e qartë se dëshirojnë rezultat të dialogut që do të thotë njohje e plotë pa asnjë rezistencë nga ana e Serbisë”, tha Gjuriq. Ai tha se Serbia është e hapur për dialog kur të hiqen taksat.

Bisedimet Kosovë – Serbi që kanë nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, janë ndërprerë për shkak të taksës doganore që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Vendosja e kësaj takse, ishte si kundërpërgjigje ndaj politikave të Beogradit dhe Sarajevës në raport me shtetin e Kosovës. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qeveria Hoti/ Grenell: Mezi pres partneritetin me të për dialogun me Serbinë

I dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka uruar qeverinë e re, me në krye Avdullah Hotin nga LDK. Në një...

Ardit Roshi dhe vajza e Agim Bajkos i japin fund fejesës

Pas një propozimi që bëri shumë bujë, pasi çdo gjë ishte LIVE, për shkaqe ende të paqarta moderatori Ardit Roshi dhe vajza e aktorit...

LDK pas votimit të Qeverisë Hoti: Na priftë e mbara

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka përshëndetur votimin e Qeverisë së re në Kuvend, në krye me Avdullah Hotin kryeministër. Në llogarinë zyrtare në Facebook, LDK...

“Mezi presim të punojmë me qeverinë Hoti”, ambasada amerikane uron formimin e qeverisë së re

Pas votimit të qeverisë Hoti, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës amerikane në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, ambasada uron formimin e qeverisë së...

Ja kush është deputeti i LDK-së që nuk votoi Qeverinë Hoti

Fatmir Rexhepi ka qenë deputeti i vetëm në sallën e Kuvendit, i cili nuk e ka votuar Qeverinë Hoti. Ai ka abstenuar në votimin...
WhatsApp KONTAKTO TT