Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Brexit: T’i biesh murit me kokë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Brexit: T’i biesh murit me kokë

Nga Bernd Riegert:

Kryeministri britanik, Boris Johnson kërkon që britanikët të dalin me çdo kusht nga BE-ja, le të kushtojë sa të dojë. Motoja e tij “luftë ose, fundosje” nuk parashikon kompromise me Bashkimin Europian. “Më gjeni gjithë verën”. Kështu shkroi Michel Barnier, kryenegociuesi i BE për Brexit në një ‘e-mail’ për qeveritë e BE-së, madje në ditën që filloi detyrën kryeministri i ri britanik, Boris Johnson. Barnier i bëri një ofertë për bisedime qeverisë së re në Londër, por deri më tani kryenegociatori nuk ka takuar askënd nga shtabi i ri në “Downing Street Nr. 10”. Negociatat e reja për marrëveshjen 600-faqëshe të mbyllur ndërkohë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, Michel Barnier i ka përjashtuar që nga fillimi. “Tani duhet të jemi të qetë dhe solidarë”, ka thënë Barnier. Kërkesat bombastike nga Boris Johnson, si heqja e “Back stop”-it irlandez, diplomati francez i hodhi poshtë si “të papranueshme”. Me “back-stop” kërkohet të pengohet, që mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore të ngrihet sërish kufiri i BE me kontrolle doganore, kjo për sa kohë derisa palët të kenë gjetur një zgjidhje më të mirë.

Mesazhi, i thjeshtë: Jashtë

Vizitori i vetëm nga Londra që ka shkuar në Bruksel që nga ndërrimi i qeverisë është funksionari britanik, David Frost. Ai është i ngarkuari i posaçëm i kryeministrit për Brexit. Komisionit Europian dhe diplomatëve të BE, ai u shpjegoi se Britania e Madhe do të largohet pa mëdyshje nga BE më 31 tetor edhe pa një marrëveshje. Si kusht për bisedime të reja me BE, Frost përmendi heqjen e “Back-stop-it jo demokratik”. Këtë kërkesë e kanë hedhur poshtë si BE, ashtu edhe kryeministri irlandez, Leo Varadkar. Diplomatët nga BE thanë se Davis Frost nuk ka sjellë asnjë alternativë për heqjen e “Back stop”-it. As tema të tjera, për të cilat Johnson do të negocionte në rast të një raundi të ri nuk janë përmendur. Para ngjitjes në postin e kryeministrit, Johnson ka thënë se ai do donte t’i ruante pjesët e mira të marrëveshjes dhe të ndryshonte pjesën tjetër. “Ne mund të fluturojmë në hënë, pra mund t’ia dalim të organizojmë edhe këtë kufirin me Irlandën”, tha ai.

Brexit, i ashpër me shumë gjasa

Sipas pikëpamjes së Brukselit, Boris Johnson po merr drejtimin e një Brexit pa marrëveshje, pa afate kalimtare, pa paguar llogaritë e hapura me BE, pa një përfytyrim për marrëdhëniet e ardhshme me BE. Vërtet që kryeministri i ri britanik deklaron se Brexit i “ashpër” nuk është objektivi i tij, por nëse më 31 tetor nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë Britania e Madhe largohet edhe pa marrëveshje. Ministrat në kabinetin britanik vazhdojnë ndërkohë me fajësimet. Michel Gove, ministër për përgatitjen e Brexit është shprehur për ‘BBC’ se, “kemi nevojë për një raund të ri. Ne jemi gati të përballemi me BE, por për mometin, duket se BE nuk ka interes për këtë. Ata thonë thjesht ‘Jo’. Kjo është e gabuar, e trishtë dhe jo në interesin europian”. Michel Barnier nga ana e tij këmbëngul se as BE nuk e dëshiron një Brexit pa marrëveshje. Marrëveshja me BE nga ana tjetër është rrëzuar 3 herë nga parlamenti britanik.

Votë mosbesimi në Dhomën e Ulët?

Për shkak se qeveria e Boris Johnson po ecën drejt Brexitit pa marrëveshje, me gjithë paralajmërimet e shoqatave ekonomike dhe Bankës së Anglisë, kundërshtarët duan që ta përdorin parlamentin e përçarë për të ndalur Johnsonin. Koalicioni i konservatorëve dhe partisë irlandezo-veriore, DUP, ka aty vetëm një mazhorancë të vogël me një votë. Në javën e parë të shtatorit, opozita laburiste mund të provojë një mocion mosbesimi kundër kryeministrit. Në rast se Johnson nuk e kalon mocionin, atëherë qeveria ka 14 ditë kohë për të siguruar mazhorancën. Kur nuk arrihet të krijohet një mazorancë e re, kryeministri duhet të japë një datë për zgjedhjesh të reja brenda 25 ditësh. Boris Johnson u prit me protesta gjatë vizitës së tij në Irlandën e Veriut, 31 korrik 2019, por mbetet e diskutueshme, nëse Boris Johnson mund të detyrohet të japë dorëheqjen. Ligji zgjedhor i vitit 2011 nuk është i formuluar qartë për këtë dhe nuk është praktikuar asnjëherë. Kryeministri mund t’i zhvendoste zgjedhjet edhe në nëntor.

Brexiti më 31 tetor do të ishte bërë atëherë realitet. Të vetmin vendim që Dhoma e Ulët arriti të marrë në pranverë ishte ai i mosdaljes nga BE pa marrëveshje. Nga ana tjetër, në fuqi është ligji që parashikon Brexitin automatikisht më 31 tetor, me ose pa marrëveshje. Parlamenti do të kishte mundësinë të ndryshonte këtë rregullore, por vetëm nëse e detyron qeverinë të vendosë në rend të ditës këtë ligj”. Peter Sloman, politolog nga Universiteti i Kembrixhit thotë se parlamenti mund të udhëzojë kryeministrin të kërkojë zgjatje të afatit. “Por nëse Boris Johnson do t’i qëndronte kësaj është me pikëpyetje”. Kështu, Boris Johnson është në një pozicion komod. Nëse nuk ndërmerr asgjë, Brexit vjen edhe pa marrëveshje. Teorikisht kryeministrin mund ta shkarkojë edhe mbretëresha, por kjo do të thyente traditën që monarkia nuk përzihet në politikën e përditshme, e prandaj konsiderohet e pamundur. Edhe spekulimi se BE mund të ndryshojë qëndrim në momentin e fundit nuk është shumë i qëndrueshëm. “Për këtë lojë jemi përgatitur”, thonë diplomatët francezë në Paris. “Ne nuk do t’i humbasim nervat të parët”. Ndërkohë që shumë konservatorë britanikë duan më në fund të dalin nga BE, le të kushtojë sa të dojë, e argumentet ekonomikë e racionalë nuk luajnë ndonjë rol të madh në këtë pikë./GazetaShqiptare/

Tags: Bernd Riegertboris johnsonBrexitkryeministri britanik

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
Euronews: A mundet që vonesat me vendet e Ballkanit të minojnë BE-në?

Euronews: A mundet që vonesat me vendet e Ballkanit të minojnë BE-në?

I doli para trenit, humb jetën shqiptarja në Itali

I doli para trenit, humb jetën shqiptarja në Itali

Traktet e shpërndara në Shkodër, Pjetri: Duan të largojnë vëmendjen nga abuzimet

Traktet e shpërndara në Shkodër, Pjetri: Duan të largojnë vëmendjen nga abuzimet

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Valteri: Kam provat për atentatin ndaj Dervishajt, ja kush m’i dha pamjet
Kryesore

Valteri: Kam provat për atentatin ndaj Dervishajt, ja kush m’i dha pamjet

by mirseda
16:18 | 27/06/2025
0

Ish-deputeti i opozitës, Halit Valteri, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, në çështjen e...

Skandal me fondet e BE për bujqësinë, dorëhiqet ministri grek i Emigracionit dhe tre zëvendësministra

Skandal me fondet e BE për bujqësinë, dorëhiqet ministri grek i Emigracionit dhe tre zëvendësministra

16:06 | 27/06/2025
Theth – 33-vjeçari qëllon ndaj një makine me tre të rinj, arrestohet. Edhe të rinjtë procedohen për dhunë.

Theth – 33-vjeçari qëllon ndaj një makine me tre të rinj, arrestohet. Edhe të rinjtë procedohen për dhunë.

16:04 | 27/06/2025
Orban: Hungaria ka ndaluar anëtarësimin e Ukrainës në BE

Orban: Hungaria ka ndaluar anëtarësimin e Ukrainës në BE

15:55 | 27/06/2025
Abuzuan me 38-vjeçaren me aftësi të kufizuara, arrestohen dy persona

Abuzuan me 38-vjeçaren me aftësi të kufizuara, arrestohen dy persona

15:15 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com