Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Korrupsion gjigant! Pamjet që po tronditin Maqedoninë e Veriut

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Korrupsion gjigant! Pamjet që po tronditin Maqedoninë e Veriut

Gazeta italiane “La Verita”, e cila njihet për raportimet e detajuara për Maqedoninë e Veriut ka publikuar së fundmi një material filmik, ku sipas saj tregohet skema e zhvatjes së miliona eurove. Kjo media, duke skanuar rrugën që po ndjek Maqedonia për t’u bërë pjesë e strukturave të BE-së, tregon as më shumë dhe as më pak, por të vërtetën që sipas saj politikanët në vendin fqinj janë përdorur dhe përdoren si “marioneta” të mekanizmave ndërkombëtarë.

Në videon e publikuar dhe që është regjistruar në shkurt të këtij viti, siç bën të ditur gazeta, shihen euro të paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, ndërsa dëgjohet edhe një pjesë nga biseda mes Orce Kamçevit dhe Boki13, në të cilën Boki i tregon Kamçevit se nga orët e vona të së hënës deri të martën do të lirohet nga paraburgimi, ndërsa përmendet edhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva.

Pjesë nga shkrimi i medias italiane:

Më 2016-ën, Gjermania e drejtuar nga Kancelarja Angela Merkel, përmes degës lokale të Deutsche Telekom, ka përgjuar mijëra orë bisedash telefonike midis anëtarëve të qeverisë konservatore dhe ia ka dorëzuar transkriptimet direkt liderit të opozitës, Zoran Zaev. Kjo një formë për ta favorizuar atë në rrugën drejt pushtetit e për të kryer më pas “manipulime” sipas dëshirës.

Ky plan gjerman, bashkë me atë të George Soros që financoi për shumë muaj protestat në rrugë arriti rezultatin e dëshiruar. Megjithëse ndërhyrja nga jashtë pati sukses, qeveria konservatore e VMRO-DPMNE e kundërshtoi vërtetësinë, përmbajtjen dhe mënyrën e përgjimeve. Për të qetësuar protestat e shumicës qeverisëse, Komisioni Evropian dhe përfaqësuesja për politikën e jashtme, Federica Mogherini, kërkuan që në Maqedoni të krijohej një Prokurori Speciale, e cila të kishte si detyrë ekskluzive verifikimin e përgjimeve dhe ndjekjen penale të krimeve.

Prokuroria Speciale duhej edhe të shërbente për vendosjen e shtetit ligjor dhe një demokracie funksionale që do të gëzonte besimin e shtetasve maqedonas. Si rezultat i kompromisit mes palëve, në krye të prokurorisë u emërua një gjyqtare deri atëherë e panjohur, Katica Janeva. Zoran Zaev i dorëzoi menjëherë gjithë dokumentacionin që kishte në zotërim. Në pak muaj, Janeva nisi proceset që çuan në burgosjen e shumë eksponentëve politikë, përfshirë edhe ish-kreun e shërbimit sekret, Saso M?alkov, të gjithë të lidhur me qeverinë e mëparshme.

Hetimet dhe proceset gjyqësore ndryshuan krejtësisht skenën politike. Zaev arriti të zgjidhej kryeministër dhe Maqedonia kapitulloi ndërkombëtarisht, duke pranuar të modifikonte gjithë kushtetutën e saj në favor të grekëve, duke marrë emrin Maqedonia e Veriut. Duke kundërshtuar legjitimitetin e vendimeve të qeverisë socialiste të Zaevit, presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruante modifikimin e Kushtetutës.

Megjithatë koalicioni qeverisës, i galvanizuar mediatikisht nga mbështetja e gjithë establishmentit evropian për prokuroren Janeva, shfrytëzoi skenarin duke zgjedhur edhe një kryetar të ri të shtetit në prill, socialistin Stevo Pendarovski, i cili firmosi gjithë aktet e mbetura pezull. Por, çfarë të mbjellësh do të korrësh dhe ashtu siç Zaev u ngjit në majë të pushtetit me përgjimet e ofruara nga palët e interesuara, tani rrezikon të bjerë në të njëjtin kurth.

Disa javë më parë, një drejtues i njohur televiziv maqedonas, Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, u arrestua me akuzën e zhvatjes. Meqenëse zhvatja e plot 8 milionë eurove u krye mbi bazën e dokumentacionit në zotërim ekskluziv nga zyra e Janevës e supozohet në dëm të sipërmarrësit të madh maqedonas Jordan Kamçev, i hetuar në vitet e kaluara nga superprokurorja për çështjen “Impero” skandali u bë menjëherë publik.

Fakti që djali i Janevës ishte një nga manaxherët e shoqatës bamirëse në emrin e Boki 13 nuk bëri gjë tjetër veçse e përkeqësoi situatën e prokurores, e cila, pa pranuar ndonjë përgjegjësi, dha gojarisht dorëheqjen, por duke qëndruar në detyrë deri në emërimin e zëvendësuesit që do të vendoset nga kryeministri.

“La Verità” ka siguruar pamjet dhe disa përgjime, dorëzuar para disa javësh në zyrën e Prokurorisë për krimin e organizuar në Maqedoninë e Veriut nga ana e avokatëve të viktimës, që për herë të parë do të provonte publikisht përfshirjen e Boki 13 në bashkëpunim me prokuroren speciale Katica Janeva.

Akuza është skemë zhvatjeje në dëm të milionerit Kamçev, si edhe përfshirjen e supozuar të politikanëve të lartë maqedonas. Videoja, e cila është e gjitha në duart e sistemit të drejtësisë maqedonas, tregon përgatitjen e ryshfetit dhe Boki 13 që del bashkë me një koleg nga shtëpia e Kamçevit ndërsa përgjimi ambiental, me datë 20 shkurt 2019, tregon se si showmani i premton viktimës lirimin nga arresti shtëpiak. Liri që i erdhi në ditën e premtuar.

Tags: gjigantkorrupsionmaqedonipamje

TË LIDHURA

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan
Aktualitet

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan

09:20 | 29/01/2026
Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro
Rajoni

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
U zhduk pasi doli për vrap, gjendet trupi i pajetë i shkencëtares britanike në Greqi

U zhduk pasi doli për vrap, gjendet trupi i pajetë i shkencëtares britanike në Greqi

Kontrolle në bregdet/ Denaj-bizneseve: Deklaroni çmimet reale

Kontrolle në bregdet/ Denaj-bizneseve: Deklaroni çmimet reale

Mediat e Vuçiç: Grupi B-13 i Thaçit do sulmojë Veriun

Mediat e Vuçiç: Grupi B-13 i Thaçit do sulmojë Veriun







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen
Bota

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

by mirseda
21:58 | 30/01/2026
0

Një fond europian krize me më shumë se 430 miliardë euro kapacitet financiar mund të përdoret për...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

21:09 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com