pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetvdcasinodeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinojojobetmatadorbetpashagamingdoedacasibomcasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetsuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetbahiscasinoromabetcasibomvdcasinojojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetciograndpashabetpusulabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nuk ka dorëzuar ende Bashkinë, Voltana Ademi zbulon hapin e radhës

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kryebashkiakja në largim e Shkodrës, Voltana Ademi ka treguar se cili do të jetë hapi i radhës që do të ndjekë, në një kohë kur refuzon që të lërë zyrën.

Në një prononcim për mediat, Ademi njofton se Shoqata e Bashkive të drejtuara prej saj do të vërtetojë se të gjithë këshillat bashkiake, sikurse edhe kryetarët e bashkive të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, janë të zgjedhur në kundërshtim me ligjin, ndërsa nuk ka dhënë asgjë konkrete rreth procedurave që do të ndjekë.

Sipas saj, “30 qershori nga dita në ditë po delegjitimohet bazuar mbi argumente të pakundërshtueshëm, bazuar në Kushtetutën e vendit dhe kuadrin ligjor në fuqi”.

Nga Voltana Ademi

HAPI I RADHËS…

Para disa ditëve, katër javë pas votimeve moniste të Partisë Socialiste, KQZ miratoi tabelën përmbledhëse përfundimtare të “30 qershorit”. Me vetëm 4 vota, si kurrë më parë në këto 30 vite, “komisarët politikë” të PS-së, në zbatim të urdhrave të uzurpatorit Edi Rama, i bënë ekzekutimin e fundit masakrës më të rëndë të një procesi elektoral në Shqipëri. Duke refuzuar si asnjëherë më parë çdo ankimim të partive politike, të individëve pjesëmarrës në këtë palo – proces, duke zhdukur mijëra vota diferencë në mes numrit të votave dhe numrit të votuesve, ky komision vazhdoi në rrugën e shkeljes së rëndë të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të vendit.

Në mungesë të kuorumit të antarëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mundi të marrë vendime për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë. Nën shembullin e “partisë-shtet” bilologjike dhe ideologjike, PS ankimoi në Kolegjin Zgjedhor pranë Apelit të Tiranës vendimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve për këshillat bashkiak me kërkesën për shpërndarjen e mandateve të këtyre këshillave. Kolegji Zgjedhor, iu bashkua kështu zinxhirit të paligjshmërisë që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë farsë – zgjedhjet e 30 qershorit. Kolegji Zgjedhor i Zgjedhjeve vazhdoi shkeljen e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, shkelje të cilat janë lehtësisht të evidentueshme, duke bërë që këto vendime të Kolegjit Zgjedhor për shpërndarjën e mandateve të këshillave bashkiak të bien haptazi ndesh me Kushtetutën e RSH.

Për të qenë më e qartë arsyetimi logjik dhe juridik është i thjeshtë.

Sipas Kodit Zgjedhor vendimi për shpërndarjen e mandateve të anëtarëve të këshillave bashkiak bëhet me së paku 5 vota të KQZ. Ndërkohë, Kodi Zgjedhor ka paraparë Kolegjin Zgjedhor si një gjykatë e posaçme për gjykimin e mosmarrëveshjeve zgjedhore. Nisur nga fakti që Kolegji është Gjykatë Apeli si çdo gjykatë tjetër në kuptim të Kushtetutës, kjo gjykatë në respektim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe pozicionit kushtetues të gjykatave dhe paanshmërisë së tyre në raport me konfliktet e politike zgjedhore, nuk mundet të ushtrojë kompetencën e KQZ dhe të marrë vendime në vend të KQZ.

Kolegji si çdo gjykatë tjetër e pavarur dhe e krijuar me ligj mund vetëm të vleresojë ligjshmërinë e vendimeve të KQZ, dhe në bazë të Nenit 158 “Llojet e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor”, mundet të shprehet duke i lënë në fuqi, ndryshuar ose shfuqizuar, konstatuar pavlefshmërinë absolute të tyre, apo duke detyruar KQZ-së për të marrë vendim, dhe jo t’i marrë vetë këto vendime duke marrë kompetencat e KQZ. Referuar Nenit 21, pika 7 të Kodit Zgjedhor, vetëm KQZ “shpall me vendim rezultatin e zgjedhjeve për çdo zonë zgjedhore, kandidatët fitues për zgjedhjet në Kuvend, kandidatë fitues për anëtarët e këshillave për organet e qeverisjes vendore”.

Marrja prej Kolegjit e vendimeve që i takojnë KQZ, përveç se nuk përputhet me parimet themelore kushtetuese, por këto vendime i kufizojnë subjekteve të drejtën e ankimit në gjykatë dhe të drejtën për t’u dëgjuar nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e krijuar me ligj, pasi ndaj vendimeve të Kolegjit nuk parashikohet ankim.

Sigurisht, pavarësisht se ndaj këtyre vendimeve nuk parashikohet ankim, Kushtetuta normalisht lejon kontrollin e kushtetutshmërisë së këtyre vendimeve përtej kufizimit të së drejtës së ankimit që i bën ligji. Është pikërisht kjo çfarë do të jetë hapi tjetër që Shoqata e Bashkive do të bëjë, duke vërtetuar se të gjithë këshillat bashkiake, sikurse edhe kryetarët e bashkive, janë të zgjedhur në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën!
“30 qershori” nga dita në ditë po delegjitmohet bazuar mbi argumenta të pakundërshtueshëm, bazuar në Kushtetutën e vendit dhe kuadrin ligjor në fuqi.

Të gjitha këto shkelje flagrante, po bëhen nën trysninë e pashoqe që qeveria uzurpatore po i bën përmes “vetting”-ut edhe gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, gjoja “reformë në drejtësi” që i qëndron mbi kokë si “Shpata e Ramës”. Nga ana tjetër, të gjitha këto institucione janë kthyer në zbatuese të urdhrave politikë të një individi, tashmë zyrtarisht i sëmurë nga “etja për pushtet”.

Pushtet që e merr në mënyrë antikushtetuese për të vjedhur shqiptarët dhe me paratë që vjedh, të rifitojë sërish pushtetin. Me këtë KQZ dhe këtë Kolegj Zgjedhor, antarët e të cilëve janë thjeshtë “komisarë politikë”, zgjedhjet në Shqipëri nuk mund të jenë asnjëherë të lira, të ndershme, me standarte demokratike, gjithpërfshirëse dhe të pranuara nga palët. “30 qershori” është një tjetër provë e fortë dhe e pakundërshtueshme me farsë- zgjedhjet që janë turpi i Shqipërisë e i shqiptarëve në këto 30 vitet e fundit.

Do të jetë rrugëtim jo i lehtë, por është e vetmja rrugë për të rikthyer vlerat tek të cilat besojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve. Kam bindjen qe demokracia do të triumfojë mbi tiraninë e narkoshtetit dhe KQZ socialiste!

Tags: antikushtetuesebashkia ShkoderVoltana Ademizgjedhjet e 30 qershorit

TË LIDHURA

Aktualitet

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026
Aktualitet

Rama promovon bujtinën “Xhaferri” në Skrapar: Model agroturizmi mes natyrës dhe traditës

21:10 | 16/07/2026
Aktualitet

Sidorela Vatnikaj: Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale

20:41 | 16/07/2026
Next Post

Korrupsion gjigant! Pamjet që po tronditin Maqedoninë e Veriut

U zhduk pasi doli për vrap, gjendet trupi i pajetë i shkencëtares britanike në Greqi

Kontrolle në bregdet/ Denaj-bizneseve: Deklaroni çmimet reale







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Kultura

Rama: Iso-polifonia shqiptare frymëzoi kolonën zanore të “The Odyssey

by mirseda
22:27 | 16/07/2026
0

Shqipëria është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, pasi tingujt e...

Amerika vijon për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane

22:24 | 16/07/2026

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026

Dokumenti zbulon si u largua Jasir Asani nga Irani: “Pavarësisht mirëbesimit të lojtarit…”

21:24 | 16/07/2026

Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

21:21 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com