47-vjeçari që u gjet i plagosur nga kalimtarët në Selenicë të Vlorës ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Sipas policisë, viktima identifikohet si Nikola Ikonomi, por njihet dhe me emrin Laver Tozaj. Ai është dërguar me urgjencë me një automjet privat në spitalin rajonal të Vlorës, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Nga të dhënat e para, mësohet se viktima është gjetur i plagosur me tre plumba pranë banesës së tij.
Policia e Vlorës është vënë në lëvizje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.