gamdom girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişJOJOBET GİRİŞjojo girişholiganbetjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta ktheu ligjin, Balla: S’mund t’i pengojë, në shtator hyjnë në fuqi

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta ktheu ligjin, Balla: S’mund t’i pengojë, në shtator hyjnë në fuqi

Pas vendimit të presidentit Meta, për të kthyer mbrapsht ndryshimet në Kodin Penal, ka ardhur edhe reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Përmes një postimi në Facebook, Balla shprehet se Meta nuk mund t’i pengojë ato dhe se në shtator secila prej ndryshimeve të kontestuara do të hyjë në fuqi.

“Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, e për të cilat Ilir Meta nuk na qenka dakord, adresojnë shqetësimet kryesore të qytetarëve në lidhje me sigurinë publike, duke nisur nga siguria ushqimore, që është një komponent kyç i sigurisë kombëtare”, shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Sot Presidenti në detyrë Ilir Meta ktheu mbrapsht ndryshimet në Kodin Penal, sepse ai nuk qenka dakord që në një shoqëri demokratike, dhuna të ndëshkohet e kurrësesi nuk mund të tolerohet.

Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, e për të cilat Ilir Meta nuk na qenka dakord, adresojnë shqetësimet kryesore të qytetarëve në lidhje me sigurinë publike, duke nisur nga siguria ushqimore, që është një komponent kyç i sigurisë kombëtare.

Gjithashtu, Ilir Meta nuk qenka dakord me rritjen proporcionalisht të ndëshkimeve për dhunën ndaj mjekëve, policëve e funksionarëve të shtetit, bllokimin e akseve kombëtare, zgjerohet fusha e mbrojtjes së mjedisit, dhunën në stadiume, përfshi zhurmat, zgjerohet fusha e mbulimit të të drejtave të autorit, etj.

Ilir Meta nuk qenka dakord me sigurinë ushqimore të shqiptarëve – kush shet mallra ushqimore të skaduara duhet të ndërshkohet më shumë.

Ndryshimet e miratuara nga Kuvendi kriminalizojnë shkelje apo fenomene të cilat aktualisht janë trajtuar si kundra-vajtje administrative, pa asnjë parashikim të mirëfilltë penal si shkelje. Për shkak të impaktit të madh që ka siguria ushqimore në jetën e qytetarëve, shkelje të kësaj natyrore do të fillojnë të konsiderohen si vepra penale apo kundravajtje penale në rastet më të lehta.

Me Kodin e ri Penal dënohen rreptësisht të gjitha fenomenet si tregtimi i produkteve të skaduara, abuzimi me rregullatorët e rritjes (hormonet), mashtrimi për cilësinë apo origjinën e produktit, etj. Presidenti në detyrë Ilir Meta u rreshtua sot në krah të dhunuesve ndaj mjekëve apo policëve të shtetit.

Në Kod është përcaktuar qartë se dhuna ndaj mjekur apo policit është një rrethanë rënduese, e dënueshme deri në 5 vite lirie. Gjithashtu, parashikohet një rëndim i dënimit për kanosjen e mjekut apo policit, duke shtuar një paragraf të ri në ligj që dyfishon dënimin për kanosjen e tyre. U shtua gjithashtu një nen i ri, kundravajtje penale për “pengimin e ushtrimit të detyrës së profesionistit shëndetësor”, çka do të ofrojë një mbrojtje shtesë për të gjithë personelin mjekësor.

Ilir Meta u rreshtua sot krah bllokuesve të rrugëve, teksa shqiptarët shkojnë në punë, shtëpi, spital, e kudo tjetër.

Bllokimi i përsëritur i akseve kombëtare ka sjellë pasoja të rënda në ekonomi, si dhe ka krijuar kokëçarje të mëdha në jetën e përditshme të qytetarëve. Bllokimi i akseve pengon qytetarët të transportojnë të sëmurët në spital, gratë shtatzanë në maternitete, ka penguar kortezhe funerale, marrjen e fëmijëve nga shkolla e kopshtet, mungesa të përsëritura në punë, etj. Të gjitha këto janë të papranueshme në një shoqëri demokratike. Kësisoj, në Kod është rritur ndëshkimi deri në 3 vjet burgim, për bllokimin e transportit rrugor, hekurudhor, ujor apo ajror.

Kush dhunon në stadiume, duhet ndërshkuar. Mjaft më me pamjet skandaloze. Dhuna në stadiume është një shndërruar në një sëmundje kronike të shoqërisë shqiptare. Masat e marra nga autoritetet sportive qartësisht nuk kanë mundur të sjellin një përmirësim real të situatës.

Për këtë arsye, me ndryshimet e reja në Kodin Penal u shtua neni për goditjen e sportistit, trajnerit, arbitrit apo ndërmjetësit sportiv. Dhunimi i tyre dënohet deri me 3 vjet burgim, e kur ky dhunim bëhet nga drejtues klubi, ndëshkimi maksimal shkon në 5.

U shtua neni për veprime të dhunshme në aktivitetet sportive. Invazioni i fushës, lëndët piroteknike, pengimi i zhvillimit të lojës, dënohen nga 6 muaj deri në 3 vjet. Kryerja e kësaj vepre në evente ndërkombëtare është një rrethanë rënduese.

Shqiptarët duan masa të forta në mbrojtje të mjedisit, kundër zhurmave, etj. Në kuadër të reformës për mbrojtjen civile, në Kodin e miratuar nga Kuvendi, e të refuzuar sot nga Presidenti është bërë riformulim i plotë i nenit 201, që parashikon aktualisht vetëm ndotjen e ajrit, duke shtuar edhe tokën. Shtohet paragrafi që konsideron agravant (1-5 vjet burgim) prekjen e zonave të mbrojtura me ligj, për vlerat e tyre mjedisore, kulturore, artistike, historike, arkeologjike.

Është shtuar neni për shkaktimin e fatkeqësive mjedisore. Kur shkaktohen dëme të pakthyeshme ekosistemit dhe biodiversitetit vendoset një dënim shembullor (5-15 vjet), me rritjen e 1/3 së dënimit nëse zona bën pjesë e listës së zonave të mbrojtura. Në të dy rastet, janë ashpërsur dënimet për dëmet e shkaktuar shëndetit të njerëzve.

U dha një zgjidhje për një tjetër problem akut të qytetarëve, ai i zhurmave përtej normës së lejuar që gjenerohen nga lokalet apo pabet nëpër qytete apo zona turistike, në Gjirin e Lalzit e kudo. U ashpërsuan ndjeshëm gjobat, ndërsa përsëritja e vazhdueshme e zhurmave do të sjellë tanimë dënim deri me dy vjet heqje lirie.

Një nen i ri në Kodin Penal rregulloi problemin e qarkullimit të kafshëve të rrezikshme zoti President, si qentë agresivë, pa maska mbrojtëse. Ku hyn siguria juridike këtu? Mosvendosja e këtyre maskave do të gjobitet deri në 1 milionë lekë gjobë. Ndërsa në rastet e dëmtimit të qytetarëve nga kafshimi, përgjigjet penalisht pronari i qenit (deri në 10 vjet burg nëse shkaktohet vdekja).

Kush shkel të drejtat e autorit, duhet të ndërshkohet, por Presidenti në detyrë nuk qenka dakord. Raporti i fundit i Komisionit Europian nënvizon nevojën e masave të rrepta në fushën e mbrojtjes për të drejtën e autorit, duke parashikuar përveç botimit dhe riprodhimit, siç ka qenë më parë, edhe shitjen, ofrimin për shitje, furnizimin, eksportimin apo importimin e veprës pa dhënë pëlqimin autori. Me Kodin e ri Penal dënimi ashpërsohet për rastet e kryerjes së veprës në bashkëpunim ose në rast përsëritjeje (gjobë deri në 3 vjet burgim).

Gjithashtu janë ashpërsuar dënimet për mbajtjen e armëve, mjeteve luftarake apo lëndëve shpëthyese në ambiente të ekspozuara si automjete, mjedise publike, etj, edhe nëse armët kanë leje paraprake. Me Kodin e ri Penal, u rritën dënimet për organizimin dhe zhvillimin e lojrave ilegale të fatit (nga gjobë deri në 3 muaj, shkon në 1-3 vjet). Pjesëmarrja e të miturve konsiderohet rrethanë rënduese (2-5 vjet për organizatorin). Megjithatë, sikurse e parashikuam ditën kur Kodi u votua nga afro 100 deputetë të Kuvendit, Presidenti  thjeshtë mund t’i vonojë këto ndryshime të domosdoshme, por nuk mund t’i pengojë.

E gjithë vëmendja jonë është për njerëzit dhe në shtator këto ndryshime do të hyjnë në fuqi!!!

Tags: IlirMetakodi penalTaulant Balla

TË LIDHURA

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare

23:02 | 25/03/2026
Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit
Politikë

Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

22:23 | 25/03/2026
“Mundësia do të garojë me kandidatët e saj”, Shehaj: Nisim betejën për çdo Bashki të Shqipërisë!
Politikë

“Mundësia do të garojë me kandidatët e saj”, Shehaj: Nisim betejën për çdo Bashki të Shqipërisë!

21:46 | 25/03/2026
Next Post
Ndërron jetë Toni Morrison, fituese e Çmimit Nobel për Letërsi

Ndërron jetë Toni Morrison, fituese e Çmimit Nobel për Letërsi

Armatosja e Serbisë nga Rusia, Kosova e shqetësuar: Kërcënim!

Armatosja e Serbisë nga Rusia, Kosova e shqetësuar: Kërcënim!

Oraret/ Tirana pa drita nesër dhe pasnesër

OSHEE jep njoftimin: Zonat në Tiranë ku do të ndërpritet energjia elektrike







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare

by mirseda
23:02 | 25/03/2026
0

Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Kuvendit të Shqipërisë me 82 vota pro për rrëzimin e...

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

22:53 | 25/03/2026
Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

22:53 | 25/03/2026
Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

22:26 | 25/03/2026
Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

22:23 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com