Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Ja sa birrë konsumojnë shqiptarët

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ja sa birrë konsumojnë shqiptarët

Në këto ditë të nxehta vere, një birrë e ftohtë është një zgjedhje për shumëkënd. Teksa si pije tradicionale kemi rakinë, apo verën, shqiptarët në fakt nuk shquhen për konsumin e birrës, në krahasim me shtetet e tjera të Europës.

Të dhënat e Doganave për importin dhe Ministrisë së Financave për prodhimin vendas, tregojnë se në vitin 2018, në Shqipëri u konsumuan 85 milionë litra birrë, me një rritje prej 2% në raport me vitin e mëparshëm. Prodhimi vendas zinte 49% të totalit (41.7 milionë litra), në 2018-n, nga 55% në 2013-n, si rrjedhojë e stanjacionit të sipërmarrësve vendas dhe rritjes së shpejtë të importeve. Konsumi i birrës për frymë në vit rezulton gati 30 litra, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, bazuar në importin dhe prodhimin vendas. (Të dhënat zyrtare ndërsa informaliteti në këtë sektor mbetet i lartë).

Konsumi i birrës për frymë në Shqipëri është më pak se gjysma e mesatares europiane dhe ndër të fundit në Europë. Sipas Eurostat, vitin e kaluar u prodhuan më shumë se 39 miliardë litra birrë në Bashkimin Europian (BE). Prodhimi i birrës ishte i barabartë me rreth 76 litra për banor (importet ishin minimale). Për më tepër, në 2018, BE prodhoi më shumë se 1 miliard litra birrë që përmbante më pak se 0.5% alkool, ose nuk kishte fare alkool. Importi është në nivele të ulëta.

Shtetet Anëtare favorizuan birrën meksikane (250 milionë litra, ose 52% të të gjitha importeve për BE-në në 2018), përpara birrës serbe (57 milionë litra, 12%), birrës amerikane (43 milionë litra, 9%), birrës bjelloruse (23 milionë litra, 5%), birrës ukrainase (19 milionë litra, 4%), birrës kineze (17 milionë litra, 4%), birrës ruse (14 milionë litra, 3%) dhe birrës tajlandeze (10 milionë litra, 2%).

Konsumatorët më të mëdhenj të birrës në Europë, por edhe në botë, janë çekët me 138 litra për frymë në vit, sipas të dhënave nga Shoqata Europiane e Birrës “The Brewers of Europe”. Në vend të dytë janë austriakët, me 102 litra për frymë, të ndjekur nga gjermanët me 101 litra për frymë dhe polakët me 97 litra. Çekët, polakët dhe gjermanët kanë filluar të preferojnë dhe Shqipërinë si një destinacion turistik, duke ndikuar në rritjen e kërkesës për birrë në vend, sipas operatorëve turistikë dhe sipërmarrësve të birrës.

Rumunët dhe kroatët konsumojnë përkatësisht 82 dhe 79 litra birrë për frymë në vit. Ndërsa vendet fqinje nuk shquhen për përdorues të birrës. Në Greqi, konsumi për frymë është 35 litra për frymë dhe në Itali, 32 litra, pothuajse në të njëjtat nivele si në Shqipëri. Në Serbi konsumi është 60 litra për frymë në vit, në Maqedoni 40 litra. Vendi me konsumin më të ulët për frymë në Europë, rezulton Turqia me 11 litra për frymë në vit. /Monitor

Tags: birrëevropekonsumojnëverë

TË LIDHURA

Transferimi i Kadastrës , reagon ASHK: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen
Aktualitet

Transferimi i Kadastrës , reagon ASHK: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

12:47 | 28/01/2026
Shtyrja e Këshillit, Berisha: Rama kreu grusht shteti
Aktualitet

Shtyrja e Këshillit, Berisha: Rama kreu grusht shteti

12:39 | 28/01/2026
Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Reagon Grupi Parlamentar i PD: Zvarritja Kuvend-Kushtetuese si strategji për të bllokuar SPAK-un

12:33 | 28/01/2026
Next Post
Meta bën deklaratën e fortë: Të shpresojmë të mos na ndëshkojnë në…

Meta bën deklaratën e fortë: Të shpresojmë të mos na ndëshkojnë në...

Basha: Zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar

Basha: Zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar

“Plazh i lirë” në jug. Procedohen 6 pronarë dhe n/kryetari i Bashkisë Sarandë

“Plazh i lirë” në jug. Procedohen 6 pronarë dhe n/kryetari i Bashkisë Sarandë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Transferimi i Kadastrës , reagon ASHK: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen
Aktualitet

Transferimi i Kadastrës , reagon ASHK: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

by mirseda
12:47 | 28/01/2026
0

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar në lidhje me zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës. Në...

Shtyrja e Këshillit, Berisha: Rama kreu grusht shteti

Shtyrja e Këshillit, Berisha: Rama kreu grusht shteti

12:39 | 28/01/2026
Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut

Reagon Grupi Parlamentar i PD: Zvarritja Kuvend-Kushtetuese si strategji për të bllokuar SPAK-un

12:33 | 28/01/2026
GJKKO dënon kushëririn e Saimir Tahirit dhe ‘financierin’ e grupit ‘Habilaj’

GJKKO dënon kushëririn e Saimir Tahirit dhe ‘financierin’ e grupit ‘Habilaj’

11:03 | 28/01/2026
Shoqerimi i të miturit në protestën e PD-së/ AMP con në prokurori praktikën, po hetohen veprimet

Shoqerimi i të miturit në protestën e PD-së/ AMP con në prokurori praktikën, po hetohen veprimet

10:45 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com