Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Sa i përhapur është antisemitizmi?

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Sa i përhapur është antisemitizmi?

Ndonëse refuzimi ndaj hebrejve nuk po përhapet më fort midis gjermanëve, shkruan SZ, antisemitizmi e tregon fytyrën e tij gjithnjë e më hapur.

Antisemitizmi në Gjermani po shtohet, dëgjon të thuhet shpesh. Por a tregojnë shifrat se gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani kanë një qëndrim antisemitik, pyet gazeta Süddeutsche Zeitung (SZ) në një shkrim të premten (02.08.2019)? Dhe a është i lidhur antisemitizmi me një qëndrim ekstremist të krahut të djathtë?

Që nga viti 2001, Ministria e Brendshme e Gjermanisë publikon çdo vit në statistikat e policisë për numrin e veprave penale me motive antisemite dhe i ndan ato në kategori të caktuara të autorëve. Kështu, sipas ministrisë, në 2018 ka pasur gjithsej 1799 akte antisemite. Në vitin 2014 kishte rreth 1.600 raste, ndërsa në vitin 2006 më shumë se 1.800. Që nga viti 2001, ka pasur mesatarisht rreth katër akte në ditë. Në mënyrë të ngjashme luhatet numri i akteve të dhunës: midis 28 dhe 64 raste në vit janë raportuar që nga viti 2001. Në vitin 2018 ka pasur 37 raste.

Numër i lartë krimesh të paraportuara

Sidoqoftë, ekspertët supozojnë se ekziston një numër i madh rastesh të paraportuara. Për shembull, një studim i Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA) mbi antisemitizmin në shtetet e BE  tregoi që në 2013, se në pesë vitet paraprijëse vetëm 28 përqind e hebrejve që kishin qenë viktima ngacmimi të rëndë antisemit e kishin raportuar këtë në polici ose te ndonjë organizatë tjetër. Prandaj, numri aktual i veprave të tilla penale mund të jetë më shumë se tri herë më i lartë.

Edhe raportet e incidenteve antisemite në Berlin, të cilat i mbledh që prej vitit 2015 “Qendra e Kërkimit dhe e Informacionit Antisemitizmi” (RIAS) e Shoqatës për Kulturë Demokratike në Berlin tregojnë një numër të madh të rasteve të paraportuara. Në vitin 2016, u llogaritën 470 incidente, krahasuar me 951 në 2017 dhe 1083 në 2018. Më dendur RIAS regjistron “sjellje fyese” – d.m.th. sjellje të qëllimshme dashakeqe ose diskriminuese, edhe pa stereotipe antisemite.

Numri i akteve antisemite është pra i lartë, dhe ka dukshëm më shumë raste sesa tregojnë statistikat e policisë. Sidoqoftë, rritja e tanishme nuk duhet të jetë patjetër një fenomen afatgjatë dhe i qëndrueshëm. Statistikat mund të përdoret të paktën si sinjal: në vitet 2002 dhe 2006, shifrat e incidenteve këtu ishin më të mëdha.

Por aktualisht, sipas SZ, ekziston një gatishmëri në rritje për t’i shprehur hapur qëndrimet antisemitike në internet, veçanërisht në mediat sociale. “Antisemitizmi ekzistues është bërë më i dukshëm në nivelin e qëndrimit,” vëren edhe politologu i Berlinit, Samuel Salzborn. Qëndrimet agresive, i thotë ai SZ, pasohen nga krime, sulme fizike, propagandë dhe fyerje/DW

Tags: antisemitizmiBerlingjermani

TË LIDHURA

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

22:40 | 16/03/2026
New York Post: Zbulimi i inteligjencës amerikane për Mojtaba Khamenei ngre dyshime të forta
Bota

New York Post: Zbulimi i inteligjencës amerikane për Mojtaba Khamenei ngre dyshime të forta

20:55 | 16/03/2026
Shpërthime pranë ambasadës amerikane në Bagdad, aktivizohen sirenat e alarmit
Bota

Shpërthime pranë ambasadës amerikane në Bagdad, aktivizohen sirenat e alarmit

20:37 | 16/03/2026
Next Post
Kush po e bllokon zhvillimin e Shqipërisë?

“Çfarë do të ndodhë me Shqipërinë?”, Ngjela komenton situatën politike

Disa orë pas masakrës në Teksas, tjetër sulm në SHBA. Dyshohet për 7 viktima

Detaje/ Të shtëna me armë në Vlorë, plagosen 3 persona

Video/ Jonida Maliqi kapet ‘mat’ duke u puthur me Romeo Veshajn

Video/ Jonida Maliqi kapet ‘mat’ duke u puthur me Romeo Veshajn







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com