Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Historia frymëzuese e 55-vjeçares, nga e papunë në sipërmarrëse në Gjermani

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Historia frymëzuese e 55-vjeçares, nga e papunë në sipërmarrëse në Gjermani

Heikes i duhet të kërruset thellë për të nxjerrë pjatat e nxehta nga makina e larjes. Asaj i duhet të ngrejë edhe gjëra të rënda nga dhjetë kilogram e më shumë. “Disa të shohin vetëm si pastruese dhe asgjë tjetër – si hallkën e fundit të shoqërisë, sipas motos: ‘Ti pastron ndyrësirat e mija e unë të paguaj’. Por këtu njerëzit e respektojnë njëri-tjetrin.” Qysh prej një viti 55-vjeçarja punon në një zyrë në lindje të Berlinit. Ajo pastron kuzhinën e sipërmarrjes dhe së bashku me bashkëpunëtorët e saj kujdeset për një sipërfaqe prej 5000 metra katrorë – tërësisht legalisht. Më parë ajo ka punuar pa dokumenta, në të zezë.

“Një kohë të gjatë kam marrë ndihma sociale Hartz IV, sepse nuk gjeja ndonjë punë. Kur shihnin në aplikimet e mija se jam nënë e shtatë fëmijëve, nuk më merrnin”, shpjegon Heike. Për të mbijetuar ajo ka mbledhur shishe dhe letra. Për fqinjët ka pastruar, u ka bërë pazarin dhe kështu ka krijuar një emër. Shumë shpejt Heike kishte një numër të madh ofertash për punë, por ajo tërë kohën kishte frikë: “Kjo ishte një ndjenjë shumë e keqe. Çfarë ndodh nëse dikush më denoncon në polici dhe duhet të paguajë dënimin?”

Nga e papunë në sipërmarrëse

Këtë frikë Heike e kapërceu dhe në vitin 2015 themeloi një sipërmarrje për pastrime. Ndërkohë ajo ka gjashtë bashkëpunëtorë. Por vlerësohet se në Gjermani atkualisht ka rreth një milionë punëtorë që pastrojnë në të zezë, thuhet në një studim të Institutit për Ekonomi në Gjermani (IW). Këta njerëz punojnë në rreth tre milionë familje në Gjermani.

Në radhë të parë bëhet fjalë për gra, që paguhen pak. Heike ka punuar dikur për 10 Euro në orë. Kapja eventuale e një personi duke punuar në të zezë dënohet me gjobë dhe largim nga puna. Nëse eventualisht merr edhe ndihma sociale, mund të ketë madje edhe një dënim për shpërdorim dhe mashtrim.

Vizitojmë shtëpinë e Heikes në lindje të Berlinit. Ajo hap derën dhe kërkon falje për mungesën e rregullit në apartament. Brenda shohim një thes me shishe plastike. Ajo akoma mbledh shishe dhe i kthen në dyqane, sepse megjithë firmën që ka, paratë ende nuk mjaftojnë gjithmonë.

“Muajin e kaluar kam fituar vetëm 400 Euro.” Për shkak të një operacioni në gju, Heike nuk ka mundur të punojë katër javë me radhë. “Nëse nuk punoj, nuk mbetet asgjë nga puna.” 2000 Euro paguaj për sigurimin shëndetësor në muaj për bashkëpunëtorët e mi. Ajo me dëshirë do t’u kishte paguar bashkëpunëtorëve të saj edhe më shumë, por nuk ka. “Njerëzit punojnë në të zezë dhe ulin çmimet”, shpjegon Heike.

Lufta e vështirë kundër informalitetit

Ajo përzien kafenë e saj dhe kujton kohën kur punonte pa dokumenta. Shumëkush e dinte se kontrollet janë shumë të rralla. “Dhe kanë qenë të gatshëm të rrezikojnë. Shumica thoshte: Nuk më intereson fare, unë do të paguhem nga ndihmat sociale Hartz IV‘.” Shteti po përpiqet prej vitesh të legalizojë punën e pastruesve.

Taksapaguesit do të mund t’i zbrisnin këto para nga taksat. Ndërsa pastruesit do të merrnin paratë për “Minijobb” në vlerë deri në 450 Euro në mënyrë legale dhe pa paguar taksa. Por lufta ndaj informalitetit në këtë sektor është e vështirë. Prej 2005 – 2017 është shtuar vetëm 5% numri i personave që kanë paraqitur dokumentacion pune si pastrues/e. Heike mendon se shteti duhet të mundësojë lehtësime të tjera, ndryshe askush nuk do ta deklarojë këtë punë. Heike ndërkohë është e lumtur, sepse tani i fiton legalisht paratë e veta dhe fëmijëve të saj u jep – një shembull të mirë./DW

Tags: 55-vjeçarese papunëgjermaniHistoria frymëzuesepastruesesipërmarrëse

TË LIDHURA

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë
Bota

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

21:36 | 24/12/2025
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në Itali
Rajoni

Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në Itali

20:27 | 24/12/2025
Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga
Bota

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

19:35 | 24/12/2025
Next Post
Shqipëria në BE, Ruçi numëron sfidat. Ja çfarë thotë për Tahirin

Ruçi uron kryeparlamentarin e ri të Greqisë, e fton në Tiranë

“Zero tolerancë”, Braçe paralajmëron pikat e karburanteve: Mos i bini telefonit…

“Zero tolerancë”, Braçe paralajmëron pikat e karburanteve: Mos i bini telefonit...

Kosova ndër vendet e para në pranimin e ish-luftëtarëve të ISIS

Kosova ndër vendet e para në pranimin e ish-luftëtarëve të ISIS







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

by mirseda
23:11 | 24/12/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me...

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

22:52 | 24/12/2025
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

21:52 | 24/12/2025
Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

21:36 | 24/12/2025
“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

21:26 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com