E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

“Zero tolerancë”, Braçe paralajmëron pikat e karburanteve: Mos i bini telefonit…

Zv.kryeministri, Erion Braçe i shoqëruar nga drejtoresha e tatimeve, Delina Ibrahimaj, kanë inspektuar një nga pikat e karburantit në zonën e Brrylit.

Braçe deklaroi se vendosja e kompanive të karburanteve në shënjestrën e administratës tatimore, ka ardhur pas një investigimi të kryer nga hetimi tatimor gjatë muajve të fundit, ku u vërejt një evazion i lartë fiskal në këtë sektor.

25 ditët e shkuara është zhvilluar një kontroll në tregun e karburanteve kryesisht në zonën Elbasan-Tiranë-Durrës dhe ku për fat të keq ne kemi gjetur evazion fiskalë dhe veprimtari kriminale të organizuar. Për këtë arsye struktura e Hetimit Tatimorë kanë kallzuar në prokurorinë e Elbasanit këtë aktivitet kriminal dhe për këtë arsye janë vënë në pranga personat përgjegjës të një kompanie që manipulonte kasat fiskale”, u shpreh Braçe.

Zv.kryeministri u bëri thirrje të gjithë subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në tregun e karburanteve dhe jo vetëm, që të jenë në rregull me ligjin.

Të jenë në rregull me ligjin, të mos i bien telefonit të askujt nëse nuk janë në rregull me ligjin. Nuk i hapet telefoni, mund ti hapet telefoni por nuk e ndihmon kërkush deri në momentin që do të kthehet në ligjshmëri”, vijoi më tej Braçe.

Erion Braçe bëri me dije se një sasi e konsiderueshme karburanti i është bllokuar një kompanie të madhe në vend. Ai nuk përmendi emër por tha se do të ketë zero tolerancë.

Vetëm 8 ditëve të shkuara një prej kompanive më të mëdha të karburanteve në vend i është bllokuar një sasi e konsiderueshme xhetfyelli që ishte jashtë parametrave të squfurit që përmbante. Kjo histori ka filluar dhe nuk mbaron, do rri lart dhe nuk do lëvizi nga aty ku është”, tha Braçe.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Veshka e derrit transplantohet te njeriu (FOTO)

Për herë të parë, një veshkë derri është transplantuar në një njeri, pa shkaktuar refuzim të menjëhershëm nga sistemi imunitar i marrësit, një përparim...

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë/Publikohen pamjet ‘apokaliptike’ (VIDEO)

Të paktën 3 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant, në qytetin verilindor...

Evi Kokalari i publikon dokumentin Bashës: Të nis një investigim për këto afera

Që kur u shfaq në "Foltoren" e Sali Berishës si një mbështetëse "amerikane" e ish-kryeministrit në “luftën” e tij kundër SHBA-së, Evi Kokalari nuk...

Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier

Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim, për të shkarkuar një tjetër emër nga radhët e PD-së. Dita-ditës, kryedemokrati po fakton se mbetet i...

PD e vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes “Becchetti”

Pak kohë më parë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro, për konfliktin me biznesmenin...