Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Edi Rama, kamarieri i një pjate bajate

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Edi Rama, kamarieri i një pjate bajate

Nga Andi Bushati

Sa më tepër kalon koha, aq më i parashikueshëm bëhet Edi Rama. Kryeministri ka shpërndarë dje një video të shëmtuar, me barraka të rrënuara, me plehra shekullore dhe me mure që mezi mbahen në këmbë. Ai ka shpjeguar se ky është trualli publik për të cilin bëhet aq zhurmë, nga Teatri Kombëtar deri tek selia e vjetër e PD-së, ku mendohet që të ngrihen gjashtë rrokaqiejt e kompanisë Fusha.

Mesazhi i Ramës është i njëjtë me atë që dha edhe gjatë konferencës së fundit për shtyp, përpara pushimeve: ky është një mjedis në ditë të hallit, i cili jo vetëm se do të rilindë prej kullave që do të ngrihen mbi të, por më kryesorja, falë tij, shqiptarët do arrijnë të kenë një teatër modern. Natyrisht, logjika është aq foshnjore sa nuk gënjen dot askënd. Sepse ajo tokë prej 6200 m2 (pa truallin e teatrit) nuk e ka vlerën as për muret e krisura që qëndrojnë mbi të, as për shishet e përdorura plastike që gjenden të hedhura aty. Nga pikëpamja e parave, ajo është një thesar i vërtetë. Ajo pasuri publike në mes të Tiranës, mund të bëhej për shembull një park i mrekullueshëm përkrah pedonales. Por edhe nëse vendosej të ndërtohej diçka (megjithëse në këtë boom ndërtimesh një ide e tillë i ngjan një çmendurie), për të duhej të merrej mendimi i dhjetëra arikitektëve apo urbanistëve. Më tej, edhe nëse kjo realizohej, ajo nuk mund t’i falej një kompanie të vetme dhe pikërisht asaj që ka marrë mbi 80 milionë euro nga punët publike gjatë mbretërimit të rilindjes.

Pra, debati real për këtë pasuri të rrallë, është se si duhej shfrytëzuar më mirë ajo në interes të publikut dhe jo se sa të shëmtuar e tregon Rama në videon e shëmtuar të xhiruar nga propagandistët e tij. Natyrisht kuptohet se përse kryeministri e zhvendos problemin kokë poshtë. Ai sillet kështu pasi po ta shtrojë çështjen në rrafshin racional, duhet t’i japë përgjigje edhe një sërë pyetjesh të tjera: pse u vendos që ky biznes milionësh t’i dhurohej kompanisë Fusha, pa garë dhe pa tender? Pse u përdor një barakë e vjetër e privatizuar prej saj, për të përligjur këtë allishverish? Pse u luajt parodia e investitorit që po bënte një ofertë të pakërkuar në 2017, kur sipas intervistave të arkitektit danez Bjarke Ingels, Rama ia kishte kërkuar atij që një vit më parë realizimin e këtij projekti?

Pse kjo tokë për të cilën ligjërisht duhet të vendoste Këshilli Bashkiak (ku në atë kohë socialistët nuk i kishin ⅔), iu mor atij me një ligj antikushtetues të Kuvendit? Pse pikërisht në këtë zonë, në qendër të Tiranës, është parashikuar në projekt një shfrytëzim i tokës 63.47%, i paparë ndonjëherë në kryeqytet? Pse aty është shkelur tavani i intensitetit të ndërtimit, që për gjithë Tiranën është 5.5, por për Fushën do të jetë 6.6?

Të gjitha këto pikëpyetje të cilave Rama u devijon dhe s’u ka dhënë asnjëherë përgjigje, tregojnë se përse ai mundohet të gënjejë me atë sitilin e vjetër të para viteve 2000, kur shpërndante foto krahasuese, “si ishte dhe si do të bëhet”.

Por tani, dy dekada më pas, publiku di ta ndajë shumë më mirë vjedhjen nga propaganda.

Nuk ka më budallenj që të besojnë se për të shkulur disa barraka të amortizuara është e detyrueshme të ngrihen grataçiela.

Kjo është një gjellë e servirur me mijëra herë që tani ngjan bajate dhe e pakapërdishme.

Por, çuditërisht me videon e publikuar së fundi, Rama luajti rolin e kamarierit që të servir po të njëjtën pjatë. Të gjithë tani e dinë që atë nuk e ha më askush. E vetmja pikëpyetje që mbetet është: mos vallë i ka shteruar forca e komunikimit, apo thjeshtë arroganca i ka arritur deri në pikën e hajdutit që pasi vjedh, përton dhe të gjejë justifikim?

Tags: ANDI BUSHATIedi ramakamarierpjatë

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
“Toyota Yaris”, Belgjika shpall në kërkim dy kushërinjtë shqiptarë

“Toyota Yaris”, Belgjika shpall në kërkim dy kushërinjtë shqiptarë

Kategoritë/ Ja shqiptarët që do të përfitojnë nënshtetësi greke

Kategoritë/ Ja shqiptarët që do të përfitojnë nënshtetësi greke

SHBA/ Palmer: Rezerva për 30 qershorin! Dako? Kishim prova bindëse

SHBA/ Palmer: Rezerva për 30 qershorin! Dako? Kishim prova bindëse

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Vrasja në Divjakë, policia identifikon autorin
Aktualitet

Vrasja në Divjakë, policia identifikon autorin

by mirseda
08:53 | 20/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Divjakë. Mësohet se si pasojë e...

Rreth një takimi të mundshëm Putin-Zelensky: Shtëpia e Bardhë po punon që ai të realizohet sa më shpejt.

Rreth një takimi të mundshëm Putin-Zelensky: Shtëpia e Bardhë po punon që ai të realizohet sa më shpejt.

22:52 | 19/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin me Putinin

Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin me Putinin

22:20 | 19/08/2025
OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcat policore në tubime paqësore

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcat policore në tubime paqësore

22:03 | 19/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com