Një 27-vjeçar nga fshati Velmisht në Roskovec dyshohet se i ka vënë flakën kioskës së xhaxhait të tij, ndërsa ka mbetur i lënduar edhe vetë.
Sipas policisë, i riu me iniciale E.A., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Velmisht, Roskovec, shtetasi E.A, 27 vjeç, banues në Arapaj, Roskovec, dyshohet se ka djegur objekt (kioskë) në pronësi të xhaxhit të tij B.A..
27 vjeçari gjatë djegies së kioskës, është dëmtuar edhe vetë i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.