Një biznesmen 32-vjeçar nga Kosova, i cili jeton në Finlandë, ka plagosur tre presona në zonën e Hietalahdenkatu pranë Helsinkit.
Sipas mediave vendase, të plagosurit nuk janë punëtorë të firmës së biznesmenit, ndërsa nuk bëhen të ditura shkaqet e konfliktit.
Ndërkohë, autoritetet finlandeze shprehen se 32-vjeçari pritet të dalë para Gjykatës së Helsinkit ditën e nesërme.
Biznesmeni nga Kosova kishte themeluar një kompani ndërtimi përpara pesë vjetësh në Helsinki, ku numërohen rreth 30 punëtorë.