Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A ngjan sot Bashkimi Evropian me Bashkimin Sovjetik të dikurshëm?

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
A ngjan sot Bashkimi Evropian me Bashkimin Sovjetik të dikurshëm?

Nga Sean Guillory “The Moscow Times”

Ky vit shënon 30-vjetorin e shembjes së shteteve komuniste në Evropën Lindore. Në fund të dhjetorit, do të jenë mbushur plot 28 vite nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Pavarësisht se ka kaluar mbi një çerek shekulli që nga fundi i komunizmit sovjetik, Bashkimi Sovjetik gjallon ende në memorien e njerëzve.

Më kujtua kjo pasi lexova fjalimin e fundit të Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk në Konferencën Ndërkombëtare të Batumit në Gjeorgji. Tusk ndër të tjera tha: “Rënia e Bashkimit Sovjetik ishte një bekim për gjeorgjianët, polakët, ukrainasit, si dhe për të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore. Dhe unë jam i bindur, që ajo ishte e tillë edhe për rusët”.

Komenti i Tusk, ishte një lloj përgjigje ndaj deklaratës së Vladimir Putinit në vitin 2005, se shembja e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe e shekullit XX-të. Siç shkroi dikur shkrimtari amerikan William Faulkner, “e kaluara nuk vdes asnjëherë, madje ajo nuk është as e shkuar”.

Komenti i Tusk, shkaktoi shumë reagime në mediat sociale mbi atë që ishte dikur BRSS, dhe natyrën aktuale të Bashkimit Europian. Bashkimi Sovjetik, zë një vend të veçantë si një simbolikë në argumentet pro dhe kundër të mbështetësve dhe kundërshtarëve të BE-së.

Për mbrojtësit e BE-së, blloku sovjetik (dhe Rusia në përgjithësi), është si errësira ​​ndaj dritës që emeton BE-ja, ndërsa për kundërshtarët, veçanërisht për të djathtën, BRSS hedh dritë mbi errësirën që dominon në BE.

Për shembull tetorin e vitit të kaluar, Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt, provokoi shumë zemërim kur e krahasoi BE-në me një burg nga ato të kohës së Bashkimin Sovjetik. Tusk dhe shumë zyrtarë të tjerë evropianë, e quajti këtë koment “sa të papërgjegjshëm, po aq edhe fyes”.

Ai shtoi: “Bashkimi Sovjetik ndërtonte burgjet dhe gulagë, kufij me tela me gjemba dhe mure, dhe ushtronte dhunë ndaj qytetarëve të tij. Ndërsa Bashkimi Evropian bazohet tek liria dhe të drejtat e njeriut, prosperiteti dhe paqja, jetesa pa frikë; ai promovon demokracinë dhe pluralizmin, një kontinent pa kufij të brendshëm dhe pa mure. Si një njeri që e kaloi gjysmën e jetës në bllokun sovjetik, unë e di mirë se për çfarë po flas”.

Bashkimi Sovjetik, përmendet zakonisht në formën e një nostalgjie. Ne e kujtojmë BRSS në përmes risjelljes ndërmend të marrëdhënieve të dikurshme, shijeve, aromave, tingujve dhe imazheve të së kaluarës sovjetike. Por shprehjet e nostalgjisë sovjetike, nuk janë aq të thjeshta. Përkundrazi, ato përpiqen të ndërlikojnë përvojat tona personale dhe kujtimet, sesa vetëm nga të qenit i përcaktuar nga autoritarizmi sovjetik.

Vendi i Bashkimit Sovjetik në debatin mbi BE-në nuk është nostalgji në vetvete, nëse siç shkruante kritikja sllave Svetlana Boym, nostalgjia është “dëshira për një shtëpi që nuk ekziston më, ose që nuk ka ekzistuar kurrë”. Në debatin mbi BE-në, Bashkimi Sovjetik shërben si një formë e anti-nostalgjisë.

Është një refuzim total i një të kaluare, por pa e kapërcyer atë. Ashtu si nostalgjia, edhe anti-nostalgjia sipas Boym ka “një lloj romance me fantazinë e së kaluarës”. Reduktimi i Bashkimit Sovjetik në “burgje dhe gulagë”, mbështetet mbi një fantazi të tillë.

Por pse Bashkimi Sovjetik, vazhdon ta përndjekë BE-në e sotme? Nuk është e çuditshme që Bashkimi Sovjetik e impresionon ende Tuskun. Tek e fundit, ai u rrit në Poloninë komuniste dhe u kalit politikisht në radhët e Solidarnostit. Ai u survejua, arrestua dhe u burgos për aktivitetet e tij politike.

Për liberalët dhe konservatorët evropianë të brezit të Tuskut, antikomunizmi pati një ndikim më formal në formësimin e identitetit të tyre politik dhe personal. Nga këtu buron nevoja e Tusk, për të na kujtuar përvojën e tij nën komunizëm. Fryma sovjetike i shërben një qëllimi tjetër. Fantazma komuniste, është një kujtesë e ditëve të mira të dikurshme, kur demokracia liberale ishte në një luftë ekzistenciale globale me antitezën e saj.

Por shembja e komunizmit sovjetik, si një fitore e demokracisë liberale, e ka lënë pa një kauzë këtë të fundit 30 vite më vonë. Demokracia liberale nuk ka një antipod të denjë, për të pasqyruar madhështinë e vet. Tusk mund të deklarojë , siç bëri me komentin e “liberalizmit të vjetruar” të Vladimir Putinit, se “unë mendoj se të vjetruar janë autoritarizmi, kulti i individit, dhe sundimi i oligarkëve”.

Por a është vërtetë kështu, kur ato po shfaqen gjithnjë e më shumë në bastionet e demokracisë liberale? Detyrimi për të theksuar vazhdimisht, se demokracia liberale është një vlerë thelbësore evropiane, është një tregues i brishtësisë aktuale. Edhe Tusk e kritikoi deklaratën e Putinit se “ndonjëherë autoritarizmi, kultet e individit, sundimi i oligarkëve, mund të jetë efektive”. Kur Tusk e cilësoi shembjen e Bashkimit Sovjetik një bekim, ai ishte duke u angazhuar në formën e tij të nostalgjisë.

Një romancë me një fantazi të së kaluarës, ku BE-ja dhe demokracia liberale në përgjithësi, ofruan një të ardhme të ndritshme për evropianët e Evropës Qendrore dhe Lindore, dhe për rusët gjithashtu. Tridhjetë vjet më pas, “gogoli” sovjetik nuk është më aq i frikshëm sa dikur, dhe risjellja e tij në skenë, nuk do të forcojë dot joshjen ndaj demokracisë liberale./ TIRANA TODAY

Tags: bashkimi evropianBashkimin SovjetikEvropën Lindorengjanshteteve komuniste

TË LIDHURA

Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi
Bota

Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

21:34 | 26/12/2025
Para takimit me Trump, Zelensky bisedon me kancelarin Merz: Evropa duhet të mbrojë paqen
Bota

Para takimit me Trump, Zelensky bisedon me kancelarin Merz: Evropa duhet të mbrojë paqen

20:13 | 26/12/2025
Lufta në Ukrainë, Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por thotë se do të gjithë Donbasin
Bota

Lufta në Ukrainë, Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por thotë se do të gjithë Donbasin

19:52 | 26/12/2025
Next Post
“Babalja”/ Salianji nxjerr audio-përgjimin, zbardhet biseda e prokurorit me Alizotin

"Babalja"/ Salianji nxjerr audio-përgjimin, zbardhet biseda e prokurorit me Alizotin

“Çfarë i thotë truri Ramës”/ Tensionet e forta te TK, Çipi: Artistët që po shantazhohen

"Çfarë i thotë truri Ramës"/ Tensionet e forta te TK, Çipi: Artistët që po shantazhohen

Mbretëresha e Britanisë konfirmon në detyrë kryeministrin Johnson

Mbretëresha e Britanisë konfirmon në detyrë kryeministrin Johnson







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi
Bota

Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

by mirseda
21:34 | 26/12/2025
0

Katër alpinistë të zhdukur para dy ditëve në malet e Vardhusisë, në zonën malore të Fokidës në...

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

20:56 | 26/12/2025
Para takimit me Trump, Zelensky bisedon me kancelarin Merz: Evropa duhet të mbrojë paqen

Para takimit me Trump, Zelensky bisedon me kancelarin Merz: Evropa duhet të mbrojë paqen

20:13 | 26/12/2025
Lufta në Ukrainë, Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por thotë se do të gjithë Donbasin

Lufta në Ukrainë, Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por thotë se do të gjithë Donbasin

19:52 | 26/12/2025
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte: BE-ja nuk duhet të veprojë si alternativë ndaj aleancës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte: BE-ja nuk duhet të veprojë si alternativë ndaj aleancës

19:16 | 26/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com