Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Sejko: Masa konkrete për gjallërimin e kreditimit në vend

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sejko: Masa konkrete për gjallërimin e kreditimit në vend

Së fundmi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka zhvilluar një takim me anëtarët e Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave (SHSHB), të kryesuar nga Kryetari i saj, z. Silvio Pedrazzi. Takimi në fjalë u zhvillua në kuadër të dialogut të vazhdueshëm mes Bankës së Shqipërisë dhe aktorëve të sektorit bankar, mbi çështje që lidhen me aktivitetin dhe rolin e tij në ekonomi.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko u ndal në zhvillimet kryesore ekonomike në vend në gjysmën e parë të vitit, dhe veçanërisht në ecurinë e sektorit bankar, ku theksoi se të dhënat e fundit tregojnë një përmirësim të aktivitetit të këtij sektori në drejtim të kredidhënies, si dhe në uljen e kredive me probleme. Kryetari i SHSHB-së, Pedrazzi, nga ana e tij, njohu Guvernatorin Sejko me punën e deritanishme të shoqatës për krijimin e Byrosë Kombëtare të Kredisë. Krijimi dhe vënia në funksionim e Byrosë Kombëtare të Kredisë është një vlerë e shtuar për sektorin bankar, falë rolit që do të luajë në vlerësimin e kredimarrësve sipas nivelit të rrezikut.

Duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti, Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë do të japë mbështetjen e saj të plotë për realizimin dhe funksionimin e këtij projekti të ndërmarrë nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Një tjetër çështje më rëndësi e trajtuar gjatë takimit ishte rregullorja “Për trajtimin jashtëgjyqësor nga bankat, të kredimarrësve në vështirësi financiare”, miratuar së fundmi në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës dhe e quajtur ndryshe “Qasja e Tiranës”, e cila është hartuar në kuadër të plotësimit të angazhimeve të marra nga Banka e Shqipërisë në Planin Ndërinstitucional të Masave për Reduktimin e Kredive me Probleme.

Qëllimi i kësaj rregulloreje është lehtësimi i rimëkëmbjes financiare të kredimarrësve të mëdhenj në vonesë, të cilët kanë ekspozim në më shumë se një bankë, dhe parashikon ngritjen e një platforme të përbashkët midis bankave për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për kredimarrësin. Drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Bankave u shprehën mjaft optimistë për miratimin e kësaj rregulloreje dhe efektet pozitive që pritet të japë në reduktimin e kredive me probleme.

Në vijim të takimit të zhvilluar në muajin maj për gjallërimin e kreditimit në vend, Guvernatori Sejko i njohu të pranishmit me hapat e ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë për hartimin e një plani konkret masash, që synon përmirësimin e sasisë dhe të cilësisë së kreditimit.

Guvernatori Sejko u shpreh se kreditimi është një proces me rëndësi të ndërsjellët për të gjitha palët, ku një përqasje sa më aktive ndaj tij do të mundësojë një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, jo vetëm për industrinë bankare, por dhe për ekonominë e vendit.

Në këtë drejtim, Guvernatori theksoi rëndësinë e vënies në jetë të një plani masash, synimi i të cilit është të rigjallërojë procesin e kreditimit të shëndetshëm në vend. Ky plan masash i hartuar tashmë nga Banka e Shqipërisë iu është dërguar për konsultim bankave tregtare në vend.

Përfaqësuesit e SHSHB-së, nga ana e tyre, mbështetën hartimin dhe zbatimin e këtij plani, i cili do të shërbejë si një platformë ku të gjithë aktorët e tregut pritet të japin kontributin e tyre për të nxitur procesin e kreditimit. Një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit ishte dhe projektligji “Për shërbimet e pagesave” dhe risitë që ai do të sjellë në tregun bankar.

Guvernatori Sejko theksoi se me miratimin e këtij projektligji do të krijohen kushtet e favorshme për promovimin e risive teknologjike, si dhe do të rritet konkurrenca në treg. Gjithashtu, gjatë këtij takimi, u diskutua edhe mbi iniciativat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për krijimin e një sistemi për shlyerjen e pagesave në euro brenda vendit, i cili do të mundësojë uljen e kostove për konsumatorët, si dhe procesimin e këtyre pagesave brenda një kohe sa më të shkurtër.

Tags: gjallerimkreditimSejkovend

TË LIDHURA

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit
Aktualitet

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

21:11 | 30/07/2025
Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor
Aktualitet

Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor

21:09 | 30/07/2025
Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore
Aktualitet

Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore

17:43 | 30/07/2025
Next Post
“Kjo është luftë”, irritohet ish-deputeti për shembjen e Teatrit

“Kjo është luftë”, irritohet ish-deputeti për shembjen e Teatrit

Gjykata e Vlorës konfirmon Dritan Lelin, miraton mandatin

Gjykata e Vlorës konfirmon Dritan Lelin, miraton mandatin

Një ditë pas Asamblesë, Rama mbledh kabinetin qeveritar sërish

Një ditë pas Asamblesë, Rama mbledh kabinetin qeveritar sërish

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension
Bota

Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension

by mirseda
22:00 | 30/07/2025
0

Duke përfituar nga mosraportimi i vdekjes në bankë dhe duke përdorur një llogari bankare të përbashkët me...

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

21:11 | 30/07/2025
Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor

Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor

21:09 | 30/07/2025
Hyrja në vendet e BE-së, publikohet data e fillimit të sistemit të ri digjital EES. Ja kur do të hyjë në fuqi

Hyrja në vendet e BE-së, publikohet data e fillimit të sistemit të ri digjital EES. Ja kur do të hyjë në fuqi

18:11 | 30/07/2025
Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

17:46 | 30/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com