Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Emrat e 61 këshilltarëve bashkiakë të rinj të Tiranës/ Kush i mori dy mandatet opozitare

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Emrat e 61 këshilltarëve bashkiakë të rinj të Tiranës/ Kush i mori dy mandatet opozitare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dje projektvendimin për shpërndarjen e mandateve për anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sipas projektvendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpërndarja e 61 mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës shkoi pothuajse e gjitha për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Evropiane, me në krye Partinë Socialiste.

MANDATET

Partia Socialiste do të ketë në përbërje të Komisionit Bashkiak të Tiranës pothuajse të gjitha karriget e Këshillit. Gazeta “Panorama” sjell të zbardhur listën e këshilltarëve të PS-së, që ka fituar në procesin zgjedhor të 30 qershorit, sipas së cilës do të ketë në përbërje 56 këshilltarë, nga 61 që janë në total. Tri mandate këshilltarësh do t’i kenë forcat politike që ishin në koalicion me PS. Konkretisht, një mandat e ka Partia Demokracia Sociale me në krye Paskal Milon dhe një mandat ish-partia e Skënder Gjinushit, Social Demokrate. Një mandat tjetër e ka marrë forca politike Social Punëtore. Si opozitë në Këshillin Bashkiak, Veliaj pritet të ketë vetëm dy anëtarë të Këshillit. Konkretisht, Fabian Topollarin nga Bindja Demokratike dhe Alketa Budurushi, të cilët plotësojnë edhe numrin e këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës.

Nga zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Socialiste do të hyjë në histori, pasi ka marrë numrin maksimal të këshilltarëve që nga vendosja e sistemit pluralist në Shqipëri. Kjo, pasi vetë PS, pa tri mandatet e aleatëve të saj, ka shumicën në këshill për të kaluar të gjitha vendimet që kërkojnë shumicë të cilësuar të votave.

CERTIFIKIMI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pati mundësinë që të miratonte listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për shkak të mungesës së votave. Miratimi i listave të këshilltarëve kërkon shumicë të cilësuar votash të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pra, minimumi pesë vota pro. Aktualisht, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë pesë anëtarë, nga të cilët kryetari, Klement Zguri, nuk ka pranuar procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Ai votoi kundër miratimit të listës shumemërore të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shkak të qëndrimit që ka mbajtur edhe më herët se duhet një hetim i thelluar administrativ mbi numrin e votave të gjetura në kuti dhe numrit të pjesëmarrësve. Kësisoj, në mungesë të votës së pestë, certifikimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor. Ligji parashikon se në rastet kur KQZ nuk mund të marrë vendime, ato i kalojnë për shqyrtim Kolegjit Zgjedhor, i cili pritet që të japë mandatet e këshilltarëve të rinj të Bashkisë së Tiranës. Me miratimin e listës së anëtarëve të Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës, i hapet rrugë edhe betimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori mandatin e dytë për drejtimin e kryeqytetit në procesin zgjedhor të 30 qershorit.

KËSHILLI BASHKIAK TIRANË

PARTIA SOCIALISTE

Bardhylka Kospiri
Orion Gliozheni
Mira Kapisyzi
Adrian Civici
Klodeta Dibra
Luan Bregasi
Sonila Qato
Gazmend Paja
Romina Kuko
Redi Jupi
Arta Dollani
Aldrin Dalipi
Dajna Sorensen
Toni Gogu
Teuta Vodo
Albert Nikolla
Ornela Çuçi
Artur Sula
Frida Krifca
Eridian Salianji
Ermira Gjeci
Etjen Xhafaj
Vjollca Braho
Besfort Lamallari
Aida Llazani
Koli Bele
Genta Mezini
Ervin Mete
Dorina Kuka
Plarent Ndreca
Joleza Koka
Oltion Rrumbullaku
Klodiana Beshku
Julian Hodaj
Maura Linadi
Agim Kraja
Blerina Doracaj
Hantin Bonati
Gerta Pëllumbi
Petrit Deskaj
Bora Panajoti
Redi Shtino
Albina Nanaj
Glinxhet Madhi
Luiza Grazhdani
Enis Hoxha
Iva Beharaj
Genc Duka
Alketa Hila
Bajram Shera
Katerina Marku
Egert Vargu
Sara Shameti
Naim Halili
Xheni Hatillari
Roy Bashaj

PARTIA SOCIAL PUNËTORE
Armand Rama

FRYMA RE DEMOKRATIKE
Alket Budurushi

BINDJA DEMOKRATIKE
Fabian Topollari

Tags: bashkiakëKëshilltarëmandatetirane

TË LIDHURA

Sulmi kibernetik/ Posta Shqiptare: U ekspozuan disa të dhëna, shërbimi vijon normalisht
Aktualitet

Sulmi kibernetik/ Posta Shqiptare: U ekspozuan disa të dhëna, shërbimi vijon normalisht

14:32 | 26/03/2026
Rama: S’jemi më të këqij – po lëmë pas korrupsionin dhe krimin
Kryesore

Rama: S’jemi më të këqij – po lëmë pas korrupsionin dhe krimin

14:21 | 26/03/2026
Rama: Eksportet drejt 1 mld €, synohet sovranitet energjitik
Kryesore

Rama: Eksportet drejt 1 mld €, synohet sovranitet energjitik

14:06 | 26/03/2026
Next Post
Tregtonte rrugëve të Tiranës lëndë narkotike, pranga trafikantit 29-vjeçar

Tregtonte rrugëve të Tiranës lëndë narkotike, pranga trafikantit 29-vjeçar

LAJM I FUNDIT/Shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë

LAJM I FUNDIT/Shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë

Hidhet në erë memoriali i nacionalistit grek në Finiq

Hidhet në erë memoriali i nacionalistit grek në Finiq







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026




TË FUNDIT

Sulmi kibernetik/ Posta Shqiptare: U ekspozuan disa të dhëna, shërbimi vijon normalisht
Aktualitet

Sulmi kibernetik/ Posta Shqiptare: U ekspozuan disa të dhëna, shërbimi vijon normalisht

by mirseda
14:32 | 26/03/2026
0

Posta Shqiptare ka dalë me një njoftim zyrtar pas sulmit kibernetik, i cili u mor përsipër nga...

Rama: S’jemi më të këqij – po lëmë pas korrupsionin dhe krimin

Rama: S’jemi më të këqij – po lëmë pas korrupsionin dhe krimin

14:21 | 26/03/2026
Rama: Eksportet drejt 1 mld €, synohet sovranitet energjitik

Rama: Eksportet drejt 1 mld €, synohet sovranitet energjitik

14:06 | 26/03/2026
Trump kritikon NATO-n: S’ndihmoi kundër Iranit

Trump kritikon NATO-n: S’ndihmoi kundër Iranit

13:33 | 26/03/2026
Proces i përshpejtuar për integrimin pa të drejtë vote, Kos hedh poshtë propozimin Rama-Vuçiç

Proces i përshpejtuar për integrimin pa të drejtë vote, Kos hedh poshtë propozimin Rama-Vuçiç

12:36 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com