Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA: Turqia nuk mund të jetë më pjesë e programit F-35

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA: Turqia nuk mund të jetë më pjesë e programit F-35

Administrata e Presidentit Trump tha të mërkurën se Turqia nuk mund të jetë më pjesë e programit të avionëve amerikanë F-35, një deklaratë që shënon një thyerje me rëndësi në marrëdhëniet me aleatin e vjetër të NATO-s.

Shtëpia e Bardhë tha në deklaratën me shkrim se vendimi i Turqisë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400 “e bën të pamundur vazhdimin e përfshirjes së vendit në programin F-35″.

Shtëpia e Bardhë nuk tha në mënyrë të drejtpërdrejtë se Turqia do të hiqet nga programi i avionëve F-35, por Pentagoni pritet ta bëjë këtë.

Turqia prodhon komponente të shumta për avionin e tipit Stealth, i cili shitet në shumë vende të botës. Nëse Turqia largohet nga programi, siç pritet, Shtetet e Bashkuara do të duhet të gjejnë furnizues alternativë për pjesët e avionit.

“F-35-a nuk mund të bashkëjetojë me një platformë ruse të grumbullimit të informacioneve të klasifikuara që mund të përdorej për të mësuar rreth aftësive të avancuara të avionit”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, e cila i referohet sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 si një mjet me të cilin Rusia mund të marrë informacion mbi aftësitë ushtarake të SHBA.

Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se blerja e sistemit rus S-400 nënkupton se Turqia nuk do të lejohet të blejë asnjë aeroplan F-35.

Ende nuk është njoftuar nëse SHBA do të vendosë sanksione ekonomike ndaj Turqisë për vendimin e saj.

Mosmarrëveshja me Turqinë për blerjen e një sistemi rus armatimi është shenjë e një ndarjeje më të thellë midis Ankarasë dhe aleatëve dhe partnerëve të saj perëndimorë.

Turqia është ankuar se nuk iu ofruan kushte të favorshme për të blerë një sistem amerikan alternativë ndaj sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.

Shtëpia e Bardhë, megjithatë, tha në deklaratën e saj të mërkurën se Turqia kishte shumë shanse për të blerë sistemin amerikan Patriot.

“Kjo administratë ka bërë oferta të shumta për ta bërë Turqinë ndër vendet kryesore për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot,” tha ajo./VOA

Tags: avionitF-35mbrojtjes ajroresistemit rusTrumpTurqia

TË LIDHURA

Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar
Bota

Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar

08:56 | 24/02/2026
Pasiguri në tregje, tarifat me 10% të Trump hyjnë sot në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë
Bota

Pasiguri në tregje, tarifat me 10% të Trump hyjnë sot në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë

08:54 | 24/02/2026
Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

22:49 | 23/02/2026
Next Post
Kikia ngre alarmin: Ekonomia do fillojë të ndjejë krizën e krahut të punës

Kikia ngre alarmin: Ekonomia do fillojë të ndjejë krizën e krahut të punës

Portugalia pezullon lëshimin e vizave për shtetasit iranianë

Portugalia pezullon lëshimin e vizave për shtetasit iranianë

Nuk i dha mandatin Sakos, ish-deputetja: Rama do të shkrijë gjykatat

Nuk i dha mandatin Sakos, ish-deputetja: Rama do të shkrijë gjykatat







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

GJKKO thërret Noizy për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut
Aktualitet

GJKKO thërret Noizy për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut

by mirseda
09:46 | 24/02/2026
0

Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është thirrur nga Gjykata e Posaçme për t’u...

Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin

Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin

09:40 | 24/02/2026
Shembjet në aksin Librazhd-Prrenjas, rëndohet situata tek Arrat e Gurrës

Shembjet në aksin Librazhd-Prrenjas, rëndohet situata tek Arrat e Gurrës

09:37 | 24/02/2026
“Gërdeci”/ Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

“Gërdeci”/ Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

09:35 | 24/02/2026
A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së

A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së

09:00 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com