Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Statistikat/ Shtohet numri i të huajve në Gjermani

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Statistikat/ Shtohet numri i të huajve në Gjermani

Gjermania është një ndër vendet ku së fundi është shtuar numri i banorëve. Vetëm në vitin 2018 është shtuar numri i banorëve me 400.000. Zyra e Statistikave në Wiesbaden bën të ditur se në Gjermani gjatë vitit 2018 kanë ardhur 1.185.000 persona me shtetësi të huaj nga vendet tjera, që është një plus prej 416.000, krahasuar me një vit më parë. Në kohën e lëvizjeve të shtuara të njerëzve, Gjermania ka shënuar bilanc pozitiv vjetor prej vitit 2010 deri më sot. Numri më i madh i personave të ardhur në Gjermani është shënuar në kohën e ardhjes masive të refugjatëve, në vitin 2015, me rreth 1,5 milionë. Më pas ka rënë numri i të ardhurve në këtë vend, bën të ditur një zëdhënës i Zyrës, për agjencinë katolike të lajmeve KNA.

Ndërkohë nga Gjermania janë larguar sipas të dhënave statistikore rreth 262.000 shtetas gjermanë. Por nga Gjermania janë larguar gjatë vitit të kaluar edhe rreth 924.000 persona me shtetësi të huaj. Nëse llogariten të gjitha shifrat e të ardhure me shtetësi gjermane dhe të huaj, gjatë vitit të kaluar në Gjermani janë vendosur 1.384.000 persona. 87% prej tyre kanë pasaportë të huaj, kumtoi Zyra për Statistika. Ndër vendet me numrin më të madh të personave të ardhur nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, janë Shqipëria (rreth 8.000), Kosova me 12.000 si dhe Turqia me rreth 16.000 persona. Por shifrat më të larta të lëvizjeve janë megjithatë nga vendet e BE dhe Azisë.

Gjatë vitit të kaluar në Gjermani kanë ardhur 202.000 persona me nënshtetësi të ndonjë vendi anëtar të BE. Më së shumti kanë ardhur nga Rumania (68.000), Kroacia (29.000) dhe Bullgaria (27.000). Ndërsa nga Azia kanë ardhur në Gjermani gjatë vitit të kaluar rreth 118.000 persona. Nga vendet tjera të Evropës (jashtë BE) kanë ardhur 85.000, nga Afrika 34.000.

Tags: banoregjermaniStatistikate huaj

TË LIDHURA

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani
Bota

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani

17:40 | 28/03/2026
Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën
Bota

Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën

17:35 | 28/03/2026
Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit
Bota

Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit

17:09 | 28/03/2026
Next Post
Oraret/ Tirana pa drita nesër dhe pasnesër

Oraret/ Tirana pa drita nesër dhe pasnesër

Përcaktohet agjenda e Serisë A, ja datat e sezonit të ri futbollistik

Përcaktohet agjenda e Serisë A, ja datat e sezonit të ri futbollistik

Frigoriferët e supermarketeve jashtë kontrollit, nuk garantojnë sigurinë ushqimore

Frigoriferët e supermarketeve jashtë kontrollit, nuk garantojnë sigurinë ushqimore







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani
Bota

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani

by mirseda
17:40 | 28/03/2026
0

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, deklaroi në podkastin Benny Show se Uashingtoni do...

Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën

Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën

17:35 | 28/03/2026
Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

17:30 | 28/03/2026
Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

17:26 | 28/03/2026
Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit

Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit

17:09 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com