Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Mësohet se në mbikalimin e Golemit, mjeti me drejtues shtetasin E.S.,25 vjeç ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeç, banuese në Berat.
38-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë, ndërsa nuk dihet ende shkaku i aksidentit.
Informacion paraprak:
Rreth orës 8:30 në rrugën kryesore, në mbikalimin e Golemit, mjeti me drejtues shtetasin E.S.,25 vjeç ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeç banuese në Berat. Per pasojë te plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit eshte shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.