Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Ah, sikur të kisha një copë jetë”, letra prekëse e shkrimtarit Marquez

7 vjet ago
in Bota, Kultura, Të Gjitha
“Ah, sikur të kisha një copë jetë”, letra prekëse e shkrimtarit Marquez

Fituesi i çmimit ‘Nobel’, shkrimtari Gabriel Garcia Marquez para se të vdiste shkroi një letër të fundit, që me shume gjasa do t’iu mbizotërojë të gjitha kohërave. Pasi u diagnostifikua me kancer, Markez vendosi t’iu drejtohet për herë të fundit miqve dhe lexuesve të tij përmes një letre të hapur.

“Sikur Zoti të harronte për një moment që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copë jetë, mbase nuk do të thoja të gjitha ato që po mendoja, por, sigurisht, do të mendoja të gjitha ato që po them. Do ti jepja rëndësi gjerave, por jo vetëm nga vlera e tyre, por për domethënien që kanë”, fragment i shkëputur nga letra.

Marquez njihet për veprat e tij me famë botërore si “100 vjet vetmi” apo “Dashuri në kohët e kolerës”. Në vitin 1982 ai u nderua me çmimin prestigjioz ‘Nobel’në Letërsi. Ai ndërroi jetë në vitin 2014 si pasojë e sëmundjes së Kancerit.

Letra e plotë:

“Miqtë e mi lamtumirë!

Sikur Zoti të harronte për një moment që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copë jetë, mbase nuk do të thoja të gjitha ato që po mendoja, por, sigurisht, do të mendoja të gjitha ato që po them. Do ti jepja rëndësi gjerave, por jo vetëm nga vlera e tyre, por për domethënien që kanë.

Do të flija pak, e do të ëndërroja më shumë, sepse çdo minutë që mbyllim sytë, humbasim 60 sekonda dritë. Do të vazhdoja kur të tjerët të ndalonin, do të zgjohesha kur të tjerët të flinin… dhe do të shijoja një akullore me çokollatë!!!

Nëse Zoti do të më jepte një copë jetë, do të vishesha thjeshtë, do të shtrihesha përballë diellit duke e lënë të pambuluar, jo vetem trupin tim, por edhe shpirtin. Zoti im, nëse do të mundja do të shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do të prisja sa të dilte dielli.

Do të pikturoja një ëndërr të Van Gogut mbi yje, do të recitoja një poezi të Bernardit, dhe një kengë e Shtradus do të ishte serenata që do t’i dhuroja hënës. Do të ujisja me lotët e mi trëndafilat, që të ndjeja dhimbjen nga gjëmbat e tyre, dhe puthjen ngjyrëkuqe nga fletët e tyre.

Ah, Zoti im, sikur të kisha një copë jetë, nuk do të lija të kalonte as edhe një ditë pa u thënë njerëzve që i dashuroj. Do të bëja çdo burrë e çdo grua të besonte se i dashuroj, dhe do të dashurohesha me dashurinë.
Njerëzve do t’u tregoja se sa gabim bëjnë kur mendojnë se ndalojnë së dashuruari kur plaken, pa e kuptuar se plakemi kur pushojmë së dashuruari.

Fëmijës do t’i jepja pendë, por do e lija të mësonte vetë se si të fluturonte. Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqëria por “harresa”. Mësova kaq gjëra nga ju njerëzit…
Mësova se të gjithë duan të jetojnë në “majën e malit” pa e kuptuar se lumturia qëndron në mënyrën sesi e zbret “faqen e pjerrët”.

Mësova gjithashtu, se kur fëmija i porsalindur shtrëngohet mbi pëllëmbën e tij të vogël për hërë të parë gishti që i zgjatet nga babai i tij, e robëron atë përjetë.

Mësova se njeriu ka të drejtë ta shohë tjetrin nga lart, vetëm kur duhet të ndihmojë atë të ngrihet.
Janë kaq shumë gjëra që mesova prej jush, por në të vërtetë nuk do të më hyjnë në punë, sepse kur të më mbajnë të mbyllur brenda në këtë valixhe, fatkeqësisht do të kem vdekur.

Të thuash atë që ndjen dhe të bësh gjithnjë atë që mendon, sepse askush nuk do të të mbaj mend për mendimet e tua të fshehta. Nëse do të dija që sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja duke fjetur, do të të përqafoja fort…fort.., dhe do t’i lutesha Zotit të bëhesha roje e shpirtit tënd. Nëse do të dija se sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja të dilje nga dera, do të të perqafoja dhe do të të jepja një puthje, dhe do të të thërrisja përsëri të të jepja të tjera…”

 

 

Tags: Gabriel Garcia MarquezLetraprekësesemundje

TË LIDHURA

Senati amerikan: S’lejojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
Bota

Senati amerikan: S’lejojmë tërheqjen e SHBA nga NATO

19:34 | 02/04/2026
Trump shkarkon nga detyra Prokuroren e Përgjithshme, Pam Bondi
Bota

Trump shkarkon nga detyra Prokuroren e Përgjithshme, Pam Bondi

19:24 | 02/04/2026
Trump: Shkatërruam urën kryesore, Irani të bëjë marrëveshje para se të jetë vonë
Bota

Trump: Shkatërruam urën kryesore, Irani të bëjë marrëveshje para se të jetë vonë

18:55 | 02/04/2026
Next Post
Aksidenti i rëndë në Gjirokastër/ Shkon në 6 numri i të plagosurve, dalin emrat

Aksidenti i rëndë në Gjirokastër/ Shkon në 6 numri i të plagosurve, dalin emrat

Kafshohet nga qeni, vajza e vogël për pak sa nuk mbetet e verbër

Kafshohet nga qeni, vajza e vogël për pak sa nuk mbetet e verbër

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS-së, Rama zbulon për çfarë diskutuan

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS-së, Rama zbulon për çfarë diskutuan







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

Senati amerikan: S’lejojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
Bota

Senati amerikan: S’lejojmë tërheqjen e SHBA nga NATO

by mirseda
19:34 | 02/04/2026
0

Bashkëkryesuesit e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan i janë kundërpërgjigjur kërcënimit të presidentit amerikan, Donald...

Trump shkarkon nga detyra Prokuroren e Përgjithshme, Pam Bondi

Trump shkarkon nga detyra Prokuroren e Përgjithshme, Pam Bondi

19:24 | 02/04/2026
Rast i rëndë në Vlorë: Dhunohet në mes të ditës, autor fqinji i prindërve

Rast i rëndë në Vlorë: Dhunohet në mes të ditës, autor fqinji i prindërve

19:19 | 02/04/2026
Situatë e qetë në kampin e muxhahedinëve

Situatë e qetë në kampin e muxhahedinëve

19:15 | 02/04/2026
Çmime rekord për Kupën e Botës 2026, një biletë kushton sa një makinë

Çmime rekord për Kupën e Botës 2026, një biletë kushton sa një makinë

18:59 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com