Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

KLSH: Siguria dhe cilësia e barnave e cenuar, mungojnë kontrollet

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Mungesa e kryerjes së kontrolleve pranë farmacive spitalore, për kushtet në të cilat ruhen barnat dhe për llojin e pullës e sigurisë së vendosur në paketimin e tyre, ka cenuar cilësinë dhe sigurinë e barnave në farmacitë spitalore. Gjithashtu, është rritur mundësia e abuzimit, për kalimin e tyre në farmacitë e rrjetit të hapur dhe më pas tregtimin e tyre. Ky është një tjetër konkluzion i rëndësishëm i arritur pas auditimit të performancës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi Cilësinë dhe Sigurinë e Barnave në Rrjetin e Hapur Farmaceutik dhe Shërbimin Spitalor. Gjithashtu, KLSH evidenton se mungesa e inspektimit tek prodhuesit vendas të barnave, për proceset dhe lëndët e para që përdoren për prodhimin e barnave, ka cenuar rëndë cilësinë dhe sigurinë e barnave të fabrikuara brenda Republikës së Shqipërisë. “Mungesa e inspektimeve në nivelet e duhura në depot farmaceutike, për kushtet në të cilat ruhen barnat, si dhe për mjetet e transportit që përdoren për qarkullimin e tyre, tregon për mos organizimin e duhur të inspektimeve, papërgjegjshmëri në zbatimin e detyrimeve ligjore, si dhe mund të ndikojë negativisht në cilësinë dhe sigurinë e barnave”, theksohet në raport.

Kushtet

Raporti evidenton se në menaxhimin e barnave dhe materialeve të mjekimit një rol shumë të rëndësishëm ka shërbimi farmaceutik, i cili funksionon mbi bazën e detyrave të përcaktuara në rregulloren e përgjithshme dhe atë të shërbimit farmaceutik, e cila nuk përbush asnjë standard apo nuk reflekton realisht aplikimin e praktikave të mira mbi ruajtjen, qarkullimin dhe shpërndarjen e barnave.

Asgjësimi i barnave të sekuestruara

Një çështje e rëndësishme është edhe sekuestrimi/konfiskimi i barnave nga inspektorët. Këto dy veprime, më së shumti, ndërmerren në rastet kur: Barnat janë pa pullën e sigurisë që lëshon AKBPM; Në ambientet e subjekteve tregtare gjenden barna të skaduara; Nuk respektohen praktikat e ruajtjes dhe të shpërndarjes së mirë të barnave. “Grupi i auditimit bëri kërkesë nëse ka pasur raste për periudhën 2017-2018 ku të jetë kryer procedura e asgjësimit të barnave të bllokuara/ konfiskuara, dhe rezultoi se jo. “Me qëllim krijimin e një kronologjie të plotë të ngjarjeve, grupi i auditimit bëri kërkesë për Urdhrin e mëparshëm nr. 279, datë 12.10.2017, ku përcaktohej identifikimi i sasive të barnave dhe reagentëve dhe më pas nxjerrja e tyre jashtë përdorimit, por ky urdhër nuk na u vu në dispozicion.

Të ndodhur në këto kushte, grupi i auditimit shqyrtoi urdhrin e brendshëm me datë 26.10.2018 për saktësinë dhe plotësinë e përmbajtjes së tij, relacionin e grupit të punës, si dhe listën e barnave dhe reagentëve, të cilët ishin nxjerrë jashtë përdorimit, dhe rezultoi se: Gjetje mbi procedurën për asgjësimin e barnave: Urdhri nr. 287, datë 26.10.2018, nuk ka mbështetje ligjore të saktë dhe të plotë për zbatimin e tij, përfshirë këtu edhe përgjigjen e AKBPM-së në intervistën e zhvilluar, ku specifikon nenin 49, pikën “g”, të ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceutik.

Në pikën “g”, të nenit 49, shprehet qartë se paketimi i jashtëm/i brendshëm i barnave, përmban udhëzime të veçanta për asgjësimin e barnave të papërdorura ose materialeve mbeturina nga barnat, por jo mënyrën e inicimit dhe zhvillimit të kësaj procedure.

Ky urdhër është në kundërshtim me pikën 2, neni 64, të ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceutik, pasi shpenzimet për asgjësimin e barnave bllokuara dhe të konfiskuara, mbulohen nga subjekti tregtar, jo nga buxheti i shtetit. Ndërkohë që AKBPM për vitin 2019, ka parashikuar në regjistrin e prokurimeve fond prej 360.000 lekë me TVSH, për zhvillimin e kësaj procedure”,-thekson Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas kësaj të fundit, vlera e fondit limit të përllogaritur nga grupi i ngritur me Urdhrin nr. 287, datë 26.10.2018, është më e lartë nga sa është parashikuar në regjistrin e prokurimeve për vitin 2019. Në listën e barnave të nxjerra jashtë përdorimit me qëllim asgjësimin e tyre, ka një numër të konsiderueshëm barnash brenda afatit të skadencës, duke filluar nga muaji Janar 2019 – Janar 2021.

Në këtë listë janë rreth 66 lloje barnash, të cilat ndahen në 79 kuti, 381 tableta, 7 ampula dhe 1 flakon. Gjithashtu, një pjesë e tyre (15 kuti + 5 ampula) janë në regjistrin e barnave dhe qarkullojnë në tregun vendas, për të cilat AKBPM duhet të njoftonte MSHMS për t’i kaluar në administrim të saj. “Nuk jepet vlera e barnave që do të asgjësohen, por vetëm pesha e tyre. Vlera e barnave, të cilat janë brenda afatit të skadencës dhe që do të asgjësohen, në rastin nëse ato do të përdoreshin për nevoja të ndryshme spitalore, do të kursente shpenzime nga buxheti i shtetit. Nga ana e titullarit aktual të institucionit nuk janë marrë masat për analizimin e arsyeve të krijimit dhe skadimit të sasisë së barnave, si dhe mospërdorimit të tyre.

Gjithashtu, nga ish-titullari i AKBPM, nuk janë marrë masat për asgjësimin e barnave dhe reagentëve të skaduar prej kohësh, por janë lënë stok në magazinën e institucionit, duke sjell rrezik për ndotjen e mjedisit. Mungesa e koordinimit të grupit të punës me shefat e shërbimeve për hartimin e listës së barnave dhe materialeve të mjekimit gjatë fazës së planifikimit të nevojave të tyre për barna dhe materiale mjekimi ka ndikuar në mos reflektimin e kërkesave reale të shërbimeve. Mungesa e përgjegjësive në kontratat e shërbimeve ka bërë që sasia e barnave të skaduara në shërbimet e tyre të evidentohet vetëm si fakt, por jo të ngarkojë me përgjegjësi shkaktarët që i kanë krijuar.

Konkluzionet

Ka një sërë aktesh nënligjore që nuk kanë dalë ende sipas parashikimeve të ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceutik. Nuk është ngritur komisioni i posaçëm me personel nga MSHMS me funksion ushtrimin e kontrollit të veprimtarisë së AKBPM. Barna që qarkullojnë në vend janë pa etiketim dhe fletë udhëzimin në gjuhën shqipe. Nuk ka progres në ngritjen e një harte të plotë të rrjetit të farmacive, importuesve dhe distributorëve. Laboratori i analizimit të barnave ende nuk është i akredituar.

Në Strategjinë Kombëtare për Shëndetësinë nuk ka janë vendosur objektiva dhe prioritete strategjike për shërbimin farmaceutik. Mungesa e nxjerrjes së Vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe akteve të tjera nënligjore që parashikon ligji për barnat dhe shërbimin farmaceutik e ka bërë të paplotë zbatimin e tij në drejtim të ruajtjes dhe sigurisë së barnave në vend.

Sistemi i farmakovigjilencës është pothuajse inekzistent në veprimtarinë e tij, duke mos pasur ndikim në rritjen dhe garantimin e cilësisë së barnave në vend.
Vendosja e etiketimit dhe fletë-udhëzuesit të barnave në gjuhën shqipe, megjithëse është përcaktuar në ligjin e barnave dhe në rregulloren për dhënien e autorizimit të tregtimit të barnave gjatë pajisjes me autorizim tregtimi 52 ende nuk ka gjetur zbatim për barnat që qarkullojnë në vend. Mungesa e monitorimeve dhe studimeve rastësore për efikasitetin e një bari përgjatë një periudhe kohore të caktuar nga sektori i farmakovigjilencës, duke u mjaftuar vetëm me raportimet që bëjnë MAH-të për efektet e padëshiruara, tregon për papërgjegjshmëri në zbatimin e detyrimeve ligjore, si dhe rrit mundësitë që të cenohet siguria.

Tags: barnaklshkontrollesiguria

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Aktualitet

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Next Post

Çiftit italo-shqiptar i sekuestrohen 1 mln euro pasuri, i fshehën në emër të pensionistes

Ambasadori amerikan: Taksa duhet të hiqet që të vijojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

Meta telefonon kryeministrin e ri grek: Marrëdhëniet mes dy shteteve do të fuqizohen







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com