Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Demokracia që “çirret” për ekonomi!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Demokracia që “çirret” për ekonomi!

Nga: Irena Beqiraj

Mbajtja e rritjes së qëndrueshme ekonomike, një objektiv i rëndësishëm dhe i arritshëm për Shqipërinë po lëkundet. Si të gjitha “Fitoret” e këtij vendi, konsolidimi fiskal, modeli i ri ekonomik, shfaqen sot anemikë, të dobët, me përmirësime të luhatshme duke rritur pasigurinë mbi të ardhmen.

Problemet kryesore të vendit qëndrojnë në mungesën e vëmendjes që u kushtojmë nevojave thelbësore të njerëzve, veçanërisht të varfërve dhe të rinjve. Sot rritja ekonomike qartazi na tregojnë se përpjekjet tona kokëforte për ta bërë debatin politik pjesë të pandarë të tavolinës së çdo shqiptari, kanë zvogëluar mijëra fish mundësinë për ta bërë rritjen ekonomike pjesë të ekonomisë familjare të shqiptarëve.

A i shfrytëzuam mirë burimet publike të gjeneruara për të përmirësuar kushtet e jetesës së njerëzve? A përjetojmë një mungesë të vazhdueshme të shërbimeve sociale cilësore siç janë shkollimi dhe kujdesi mjekësor, si dhe të shërbimeve si p.sh.: uji i sigurt, energjia elektrike, kullimi, transporti dhe kanalizimet?

A mos ka ardhur koha që strategjinë e kahershme do bëjmë më shumë me më pak, ta zëvendësojmë me strategjinë “do të bëjmë aq sa mundemi por saktë”?

Çdo njeri që ka kaluar një javë në politikë (edhe një javë në politikë është kohë e gjatë) do të nënqeshte duke menduar politikisht, që strategjia e dytë naivisht e sinqertë nuk na duhet sepse nuk shet. Por kujt po “i shitemi” vallë?

Ekonomia jonë kërkon pikërisht një reflektim të sinqertë, të hapur, gjithëpërfshirës jashtë konfliktit politik afatgjatë, larg propagandës, brenda nesh e më afër mirëqenies së shqiptarëve.

Ekonomia jonë ka nevojë urgjente për dije, pasi rritja ekonomike do të vazhdojë të kërcënohet jo vetëm nga mungesa e infrastrukturës sociale dhe fizike, por mbi të gjitha kërcënohet nga neglizhenca karshi burimit bazë të saj, zhvillimit të aftësive njerëzore. Injoranca na ka kushtuar e po na kushton çdo ditë e më shumë.

Sistemi ynë demokratik është jo fare çuditërisht në kaos.

As i pari e as i fundit, në historinë botërore të njerëzimit, rasti shqiptar konfirmon se demokracitë janë jashtëzakonisht të brishta kur përballet me varfërinë. Tash e 30 vjet, ëndërrojmë, kërkojmë “demokracinë e paepur” të vendeve të zhvilluara.

Tash e 30 vjet, harrojmë që njerëzit e varfër kanë më shumë gjasa të qeverisen nga diktatorët, bëhen lehtësisht pjesë e dhunës kolektive. Në varfëri drejtësia është luks, korrupsioni zakonshmëri, pandëshkueshmëria përfitim që u takon ekskluzivisht elitave politike.

Ndër njerëz të varfër, fitoret politike, pavarësisht llojit të tyre janë po aq të paqëndrueshme sa ekonomia ku ngrihen. Ato i ngjajnë ngrehinave të ndërtuara mbi kraterin e një vullkani.

Në luftën për të ndërtuar demokracinë, duhet të hapim veshët e qartësisht do të dëgjojmë që demokracia po çirret mbi të gjitha për ekonomi!

 

Tags: ekonomiIrena Beqirajpolitike

TË LIDHURA

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë shkund SHBA

Tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë shkund SHBA

A do ulet Basha në tryezë me Ramën? Ish-deputeti i PD-së nxjerr detajet

A do ulet Basha në tryezë me Ramën? Ish-deputeti i PD-së nxjerr detajet

“E tmerrshme”/ Kryeministrja serbe alarmohet nga pakti Kosovë-Shqipëri

“E tmerrshme”/ Kryeministrja serbe alarmohet nga pakti Kosovë-Shqipëri

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com