Ditën e shtunë, 24-vjeçarja Florijana Ismaili bashkë me mikeshën e saj kishte marrë me qira një varkë në liqenin e Comos, në Itali, dhe ajo është zhytur për t’u larë e për fat të keq është mbytur.
Trupi i futbollistes shqiptare është gjetur ditën e sotme në një thellësi prej 204 metrash, jo larg vendit ku ishte zhdukur në Liqenin e Comos.
Ismaili ka lindur në Bern nga prindër shqiptarë dhe ajo ishte pjesë e Young Boys që prej vitit 2011-të. Më 2014-ën, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë ka zhvilluar 33 ndeshje.