Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Komisioni i Helsinkit: Pjesëmarrje e ulët, u konstatuan këto shkelje

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Komisioni i Helsinkit: Pjesëmarrje e ulët, u konstatuan këto shkelje

Pas mbylljes së votimit në 61 bashkitë e vendit, ka ardhur dhe reagimi i Komisionit të Helsinikit.

Në një postimi në “Facebook”, thuhet se para mbylljes së qendrave të votimet, vëzhguesit evidentuan një rënie të ndjeshëm të numrit të zgjedhësve.

Sa i përket situatës, vëzhguesit e KSHH-së kanë raportuar se gjendja paraqitej normale dhe e qetë

“Ndërkohë që dy-tre orë më parë raportohen këto parregullsi. Konkretisht:
Rreth orës 15.45, në QV nr. 1844/1 pranë Shkollës ‘Besnik Sykja’ vëzhguesi i KShH-së ka depozituar vërejtje në mënyrë të përsëritur, për shkak se në këtë QV është konstatuar hyrja e personave të paautorizuar, gjë që përbën cenim të nenit 110 të Kodit Zgjedhor.

Vëzhguesi i KShH adresoi vërejtje me shkrim për shkak se 1 zgjedhës që po votonte u tentua të ndihmohej pa vullnetin e tij nga një person tjetër duke bërë që në dhomën e fshehtë të qëndronin 2 persona”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Deklarata e plotë e Komisionit të Helsinkit:

Mbyllen disa Qendra Votimi – Para mbylljes së tyre, bie fluksi i zgjedhësve në një pjesë të këtyre qendrave të monitoruara nga vëzhguesit e KShH-së. Sikurse dihet sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit mbyllen parimisht në orën 19:00, me përjashtim të rasteve kur në këto qendra ka fluks zgjedhësish në kohën që qendra duhet të mbyllet, në ambientet e jashtme të qendrës. Orët e fundit të monitorimit evidentuan një rënie të ndjeshme të numrit të zgjedhësve në qendrat e votimit që po monitorohen nga vëzhguesit e KShH-së.

Përshembull, në qytetin e Tiranës, QV nr. 1889/1 janë paraqitur 178 zgjedhës nga 907 zgjedhës që duhet të jenë në total. Gjithashtu, në Shkollën Dëshmorët e Lirisë në QV nr. 1830 kanë votuar 28% e zgjedhësve, përkatësisht 126 zgjedhës nga 266 në total. Në 2 QV që po monitorohen nga vëzhguesi i KShH-së në Pallatin ‘Asllan Rusi’, respektivisht QV nr. 1887/1 dhe nr. 1887/2 rezultojnë të kenë votuar 378 zgjedhës, ndërkohë që po shqyrtohet nga ana e komisioneve mundësia e shtyrjes së orarit të mbylljes së votimit me një orë. KShH po verifikon këtë informacion pasi KQV shtyn procesin e votimit pa orar, vetëm në rast se në kohën e mbylljes së tij ka persona prezent në ambientet jashtë QV, për të mundësuar votimin e këtyre të fundit. Rreth orës 18:44 pranë Shkollës ‘Vasil Shanto’, në QV nr. 1840 është vërejtur një rritje e numrit të votuesve me rreth 50 votues në një hark kohor prej 1 orë.

Në tërësi, situata e raportuar nga vëzhguesit e KShH-së ka vijuar të jetë normale dhe e qetë. Ndërkohë që dy-tre orë më parë raportohen këto parregullsi. Konkretisht:
Rreth orës 15.45, në QV nr. 1844/1 pranë Shkollës ‘Besnik Sykja’ vëzhguesi i KShH-së ka depozituar vërejtje në mënyrë të përsëritur, për shkak se në këtë QV është konstatuar hyrja e personave të paautorizuar, gjë që përbën cënim të nenit 110 të Kodit Zgjedhor.

Vërejtjet e depozituara nga vëzhguesia nuk janë protokolluar dhe anëtarët e Komisionit, të cilët nuk kanë rënë dakord mbi detyrimin që kanë për ta protokolluar vërejtjen, detyrim ky i parashikuar në nenin 41 të Kodit Zgjedhor. Në këto kushte, vëzhguesia ka depozituar përsëri vërejtje për mosrepsektim të dispozitave të Kodit Zgjedhor për protokollimin e vërejtjeve me shkrim. Në QV nr. 18041, pranë ZAZ nr. 34, vëzhguesi i KShH adresoi vërejtje me shkrim për shkak se 1 zgjedhës që po votonte u tentua të ndihmohej pa vullnetin e tij nga një person tjetër duke bërë që në dhomën e fshehtë të qëndronin 2 persona.

Vërejtja me shkrim e vëzhguesit të KShH-së për mosrespektimin e plotë të procedurës që duhet të ndiqet në rastet kur zgjedhësi nuk mund të votojë vetë për shkaqe shëndetësore, nuk është marrë në konsideratë nga ana e Komisionit të QV nr. 1889/1 pranë Njësisë nr. 7.

TË LIDHURA

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Next Post
“Kamikazët e KQZ-së do të mbajnë përgjegjësi”, PD akuzon mazhorancën për falsifikim votash

“Kamikazët e KQZ-së do të mbajnë përgjegjësi”, PD akuzon mazhorancën për falsifikim votash

Kosovë/ Makina godet trenin në lëvizje

Kosovë/ Makina godet trenin në lëvizje

LSI i përgjigjet Rudina Hajdarit për shitblerjen e votave

LSI akuza për vjedhje votash: Maskarenjtë e rilindjes mbyllen me dritat fikur







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com