Partia Demokratike ka publikuar një video, në të cilën shikohet moment i thyerjes së derës së Pallatit të Sportit në Shkodër.
Sipas selisë blu, personat që e kanë sulmuar, kanë qenë militantë socialistë, të udhëhequr nga nipi i deputetit të PS-së, Luan Harusha.
“Huliganë të Partisë Socialiste të qytetit verior kanë sulmuar me dhunë Pallatin e Sportit në Shkodër nën administrimin e Bashkisë, duke thyer me forcë derën e këtij institucioni.
Policia bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion i ka ndaluar dhunuesit, ndërsa kur arrin Policia e Rendit, autorët largohen nga vendi i ngjarjes. Ata nuk janë ndaluar nga uniformat blu.
Ndërkaq, në vendngjarje janë 4 makina. Në vendngjarje është një Volksëagen Passat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, Një Mercedes Benz CLS me targë AA 007, pronari i te cilit është Ergys Harusha, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha”, thuhet në reagimin e PD-së.