Gjykata në Hungari ka marrë sot vendimin për ekstradimin e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski. Ky i fundit, u arratis në Budapest në nëntor të vitit të kaluar. Gjykata vendosi mosekstradimin e ish-kryeministrin të Maqedonisë, pavarësht kërkesës.
Gruevski u arrestua mëngjesin e sotëm me kërkesë të gjykatës. Siç duket në fotot e publikuara, Gruevski u shfaq me pranga në duar, ndërsa sipër kishte hedhur një xhaketë.
Po ashtu, ish-kryeministri kishte vënë syze dhe një kapele. Seanca ishte e mbyllur për media.
Maqedonia kërkoi ekstradim për vuajtje të dënimit me burg prej dy viteve për blerjen e Mercedesit në rastin e PSP-së me emrin “Tanku”, dhe për ngjarjet që ndodhën në Kuvend më 27 prill 2017, e që dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve.