Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Dita Jonë”, ku në dukje i shqetësuar, theksoi se kriza nga 1 korriku dhe në vazhdim do të jetë në zhvillim dhe acarimi do të jetë më i fortë.
“Mua nuk më shqetëson më shumë çfarë do të ndodhë më 30 qershor, se sa çfarë do të ndodhë një ditë më pas. Kriza nga 1 korriku dhe në vazhdim do të jetë në zhvillim dhe acarimi do të jetë më i fortë”, tha Mustafaj. Ky i fundit është bërë pjesë e nismës më të re “Edhe unë”. Lidhur me të ai u shpreh: “Jam bashkuar në mënyrë virtuale, se nuk është se janë bërë mbledhje.
Askush nuk mund të thotë aty se nuk po bën politikë duke refuzuar të mos shkojë në zgjedhje. Unë nuk e mohoj që jam pjesë e PD-së, por unë jam një njeri që jam përpjekur të respektoj bindjet e mia. Për mua, në këtë situatë, e tha apo jo Bujar Kapexhiu, Robert Budina apo unë, rreziku më 30 qershor për përplasje do të jenë. Përplasjet duhet të evidentohen nga qeveria”.