Një djalosh iranian, i quajtur Reza Parastesh, i cili është bërë i famshëm për shkak të ngjashmërisë me futbollistin Lionel Messi, ka shfrytëzuar mundësinë për të shkuar me femrat.
Sozia e futbollistit mësohet se ka kryer marrëdhënie me 23 femra, duke ia hedhur paq falë identitetit të rremë.
E gjithë zanafilla e kësaj historie nisi dy vjet më parë, kur babai i tij i propozoi që të merrte një fanellë të Messit, dhe të pozonte me të.
Fotografia u bë shpejtë virale si “Mesi i rremë”. Mas marrjes së famës, Reza Parastesh e shfrytëzoi këtë mundësi të artë, duke lyer flokët dhe mjekrën, për tu ngjasuar me Lionel Messin.
Duket se kënaqësitë dhe kjo famë janë drejt fundit, pasi Reza është denoncuar nga autoritetet përkatëse të shtetit iranian.