Pas lirimit të bashkëshortit nga burgu, Rezarta Shkurta po shijon ditët që i kanë munguar familjes së saj. Çifti ka udhëtuar shpesh, ndërsa Rezarta ka ndarë foto me ndjekësit e saj në Instagram.
Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar dhuratën 14 mijë dollarëshe që Ermal Hoxha i ka bërë asaj.
Nipi i diktatorit ka zgjedhur pikërisht një set bizhuterish të markës Cartier, që ka vlerën marramendëse.
“Dhuratë nga bashkëshorti”, shkruan Rezarta në postimin e saj në Instastory.