Pasi emri i tij doli në përgjimet e publikuara nga “Bild”, për blerjen e votave në Durrës, sot Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave, Ani Dyrmishi është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Në 2017, Dyrmishi ka mbajtur postin e Drejtorit të Hipotekës, ndërsa emri i tij doli në bisedën mes kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylaj, ku ky i fundit thotë se po e pret atë tek Hipoteka.
Përgjimi:
Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla, se ke taku Ramën dje, keni nejt jeni knaq
Vangjush Dako: Hehe, ça bone?
Avdylaj: Ça bohet?
Dako: Mirë, mirë
Avdylaj: Ka je vllai?
Dako: Dëgjo…
Avdylaj: Hë vlla
Dako: Thuji byrazerit, unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart
Avdylaj: Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë, se jam ktu me çunat unë
Dako: Ku je ti?
Avdylaj: Te Hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?
Dako: Janë ata Allat, janë aty?….
Avdylaj: Po, Vath Alla osht ktu me mu direkt, e kam ktu live, përballë në tavolinë, po na ngjon tashi
Dako: Epo mirë takohemi në Durrës
Avdylaj: Jo! Do takohemi atje. E kemi lonë orarin atje vllai, maroi… do takohemi atje nga dreka sesbon, t’marojmë içik punë me Anin ktu, po presim Anin se po shkoj te Bashkia vllai, po t’pres vllai ktu te Hipoteka
Dako: Mirë, mirë
Avdylaj: Hajt, t’du fort vllai jot!